Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 6 dhjetor 2017

Horoskopi i datës 6 dhjetor 2017
Dashi

Toleranca e ulët po ju shkakton telashe. Duket sikur jeni futur në një grup që nuk i takoni. Duhet të qeshni pavarësisht se i vëreni hipokrizitë e njerëzve, por kjo është e vetmja mënyrë për t’u futur në një organizatë të rëndësishme. Të gjithë do të vërejnë karakterin tuaj dinamik dhe do të gjeni disa admirues që do të luftojnë për të fituar vëmendjen tuaj. Me kohë do të arrini mjaft suksese, vetëm duhet të balanconi planet e së ardhmes.

Demi

Duhet të jeni të vetëdijshëm për rrezikun nëse doni të përmbushni potencialin tuaj. Jeni bekuar me aftësi të mëdha kreative. Nëse futeni në ndonjë projekt artistik që ka të bëjë me film, modë ose muzikë do të shkëlqeni. Natyrisht që kjo nënkupton se duhet të bëni pak sakrificë të përkohshme financiare. Madje do t’ ju duhet të punoni edhe me honorar. Mos u brengosni për jetën që bëjnë të tjerët dhe largohuni nga rutina.

Binjakët

Pikëpamjet tuaja progresive nuk janë si duhet. Megjithëse kënaqeni duke u treguar provokues, duhet të përmbaheni që të mos digjeni. Keni punuar shumë dhe nuk do të ishte mirë të humbni kontaktet. Tregoni respekt ndaj të gjithëve, sidomos ndaj atyre me të cilët nuk pajtoheni. Duke treguar vlerën tuaj si anëtar i mirë i ekipit, të tjerët do t’ju respektojnë më shumë. Gjithçka ka të bëjë me strategji.

Gaforrja

Një marrëveshje financiare shumë shpejt do të prishet. Mbroni interesat tuaja edhe nëse duhet të tërhiqni para nga një llogari e përbashkët. Kjo do të ndikojë në lidhjen tuaj, por nuk keni tjetër zgjidhje. Thjesht, duhet të mundoheni t’i krijoni vetes siguri. Për fat të mirë, një epror shumë dinamik do t’ ju ndihmojë të tejkaloni këtë situatë.

Luani

Partneri juaj është në nevojë dhe kjo po ju bën nervoz dhe të shqetësuar. Jeni person me zemër të madhe dhe me shumë kapacitet për të dashur. Kjo nënkupton se duhet të kaloni më shumë kohë me njerëzit duke bërë aktivitete që ju pëlqejnë. Tregoni të dashurit tuaj se keni nevojë për të dalë më shpesh. Një ndarje e përkohshme do të ishte e nevojshme për të kthyer qetësinë në lidhje. Mendoni të vizitoni ndonjë vend që gjithmonë keni dëshiruar ta shihni.

Virgjëresha

Nuk dëshironi asgjë më shumë sesa të shikoni punën tuaj, por kjo është e pamundur. Para se të nisni ndryshimet për një projekt është mirë të konsultoheni me miqtë tuaj. Vetëm pse jeni një nga anëtarët më të talentuar të ekipit nuk do të thotë se jeni të lirë të merrni të gjitha vendimet vetë. Nëse dëshironi të tregoheni të pavarur, punoni në ndonjë projekt tjetër. Shkrimi i ndonjë skenari do të ishte mundësi e mirë.

Peshorja

Një histori dashurie do të ketë pengesa. Duket se lidhja juaj po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Sa më shpejt që kujdeseni për anën tuaj emocionale, aq më mirë do të jetë. Lejoni partnerit që t’ju udhëheqë. Pretendoni se jeni duke luajtur lojë. Shumë shpejt do të harroni se si keni qenë dhe do të dorëzoheni para kënaqësive. Nëse jeni beqar, mendoni për një ofertë që do t’ ju vijë.

Akrepi

Është e vështirë të merrni kontrollin ndaj emocioneve tuaja. Personin që e doni është duke luajtur lojë të dyfishtë me ju. Po kënaqeni me këtë sfidë, por nuk duhet ta lejoni të zgjasë shumë. Nëse nuk keni ndonjë sinjal pozitiv nga ai, është koha të ecni tutje. Për fat të mirë, keni shumë raste të njihni njerëz të rinj në vendin e punës. Njerëzit do të tërhiqen shumë nga aftësitë tuaja teknike.

Shigjetari

Nuk keni mendime të qarta dhe kjo falë një situate emocionale që po ju ndodh në punë. Një koleg i juaji do të shprehë ndjenjat që ka për ju. Tregohuni shumë të mençur sepse mund të përballeni me rrezikun që të lëndoni këtë person. Nganjëherë është më butë nëse tregoheni të sinqertë. Duhet të jeni shumë të qartë për ndjenjat tuaja.

Bricjapi

Duhet të tregoheni më realist për të ardhurat tuaja. Megjithëse keni dëshirë të kontribuoni në një organizatë bamirësie, duhet ta pranoni se nuk mund ta përballoni. Është më mirë të bëni ndonjë punë vullnetare. Secila organizatë ka nevojë për njerëz produktivë dhe çfarëdo kontributi është i vlefshëm. Kjo punë mund t’ju marrë pak kohë dhe nuk do të mund t’u përkushtoheni shumë punëve të shtëpisë.

Ujori

Mospërcaktimet dhe dilemat që keni po ju shkaktojnë telashe. Të afërmit tuaj nuk e dinë se si të sillen ndaj jush. Nuk është se po u mungon përkrahja juaj, por thjesht nuk e vërejnë lidhjen emocionale. Megjithatë nuk do të duhej ta lëndoheshit këtë rast. Bisedoni me ndonjë mik që mund t’ju ndihmojë të përmirësoni reputacionin tuaj. Gjeni mënyra për t’i mbrojtur të afërmit nga problemet e ardhshme.

Peshqit

Është koha të mos mendoni me kokë në re dhe të merreni me çështje praktike. Shikoni bilancin bankar, organizojeni punën tuaj dhe ktheni telefonatat që duhet. Kushtojini kujdes një thirrjeje profesionale. Disa para që do t’i fitoni krejt papritur, do t’ju japin luksin që të shkoni në pushime me një mik tuajin. Ju të dy mund të përfitoni shumë nga njëri-tjetri, derisa do të kënaqeni me bukuritë natyrore.