Horoskopi i datës 5 dhjetor 2019

Dashi

Gjatë kësaj dite do iu jepni më shumë prioritet gjërave që i doni me zemër dhe kjo do iu përmbushë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mirë. Secili do i shprehë ndjenjat pafundësisht dhe do dijë si ta mbajë zgjuar zjarrin e pasionit. Nëse jeni beqarë do filloni një lidhje vërtet romantike dhe emocionuese. Të gjitha përpjekjet që keni bërë së fundmi do ja vlejnë. Në punë do mundoheni shumë dhe më në fund do i vini gjërat në vijë. Do jeni më të disiplinuar dhe nuk do keni vështirësi si më parë. Me shpenzimet do dini si të silleni dhe situata ka për të ndryshuar për mirë.

Demi

Saturni dhe Plutoni do sjellin qëndrueshmëri në jetën tuaj sot dhe nuk do keni më shqetësime si më parë. Situata në jetën tuaj në çift do fillojë të ndryshoje për mirë. Mes jush dhe atij që keni në krah do ketë mirëkuptim dhe bashkëpunim të ngrohtë. Ju beqarët mirë është të përfitoni nga çdo mundësi që do iu jepet sepse më pas nuk do i keni më këto raste. Në punë do merreni vesh për mrekulli me kolegët dhe shefat. Do i përfundoni edhe projektet e nisura dhe do ndiheni krenarë për veten. Sipas Dritare. net, buxhetin mbajeni më shumë në vëmendje në mënyrë që edhe e nesërmja të jetë e begatë dhe e sigurt.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do jeni më të vendosur, më dinamikë dhe do keni shpirtin e iniciativës.  Nëse keni një lidhje, partneri do ju përgatisë surpriza të jashtëzakonshme dhe do ndiheni më mirë se kurdoherë më parë. Buzëqeshja dhe gëzimi nuk do ju largohet për asnjë moment nga fytyra. Ju beqarët nuk duhet t’i besoni çdo personi që do mundohet t’iu joshë sepse mund të zhgënjeheni më pas. Para se të hidhni hapa duhet të jeni të sigurt. Në punë do jeni shumë të drejtpërdrejtë me bashkëpunëtorët tuaj dhe kreativiteti i të dy palëve do bëjë që të arrini goxha lart. Me financat do jeni të përgjegjshëm dhe nuk do keni vështirësi.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do ndiheni vërtet mirë dhe nuk do keni më pengje si më parë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mrekullueshme dhe e mbushur me hare. Çdo çast i kaluar pranë partnerit do jetë si një çast i kaluar në parajsë. Ju beqarët mirë është të mos ëndërroni shumë sepse mund të zhgënjeheni. E mira është që para se të hidhni hapa të reflektoni dhe të merrni mendimet e miqve të ngushtë. Në punë mund t’iu kundërshtojnë herë pas herë, por ju nuk duhet t’ua vini veshin aspak. Vazhdoni atë që keni nisur. Buxheti do jetë shumë më i mirë se më parë dhe do ia lejoni vetes edhe disa shpenzime më tepër.

Luani

Do jeni shumë të logjikshëm gjatë kësaj dite dhe çdo gjë do e bëni sipas rregullave. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë plot shkëlqim. Edhe nëse keni pasur vështirësi dhe konflikte së fundmi do ndiheni më të qetë. Ju beqarët nuk duhet të bini në dëshpërim edhe sikur të mos e gjeni personin tuaj të ëndrrave. Në punë do jeni vërtet profesionistë dhe do i respektoni edhe mendimet e kolegëve. Vazhdoni kështu dhe keni për të fituar shumë. Në planin financiar situata do jetë më e normalizuar nga më parë, megjithatë mirë është që çdo shpenzim të kryet me maturi.

Virgjëresha

Çdo fushë e jetës tuaj do privilegjohet sot dhe gjërat për ju do ecin më së miri. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale ka për të qenë shumë më e mirë se disa kohë më parë. Do jeni më të vetëdijshëm për gabimet e bëra dhe do filloni t’i ndreqni ato një e nga një. Ju beqarët as nuk do mendoni për dashurinë për shkak të angazhimeve të shumta që do keni në punë. Në punë planetët do sjellin qëndrueshmëri. Respektoni hierarkinë dhe nuk do dilni  të humbur. Për financat perspektivat duken të mira, por vazhdimësia do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni të ardhurat.

LEXO DHE :  Maqedonia e Veriut: Të ndahemi nga Shqipëria për negociatat

Peshorja

Do jeni shumë origjinalë gjatë kësaj dite dhe do përfitoni pafund nga të gjitha mundësitë që do iu jepen. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e qetë dhe pa probleme. Nuk do keni aspak debate apo mosmarrëveshje me partnerin dhe gjithë kohës do hapni rrugë. Ju beqarët do bini kokë e këmbë në dashuri me një person që do vijë në kompaninë ku punoni. Në punë do keni intuitë shumë të fortë dhe do kapni çdo mundësi të mirë që do iu kalojë pranë. Disa kolegë do ju kenë zili, por ju mos u ndalni. Sipas Dritare.net, buxheti do jetë aq i mirë saqë mund të kryeni pa frikë të gjitha investimet e menduara.

Akrepi

Herë pas here do ndiheni të shqetësuar lidhur me disa çështje delikate dhe nuk do jeni të qetë. Për ju të dashuruarit, për shkak të ndikimit negativ të Hënës, jeta do ndërlikohet së tepërmi. Do debatoni ashpër edhe për gjërat më elementare dhe mërzitja do mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët do joshni gjatë gjithë kohës, por nuk do arrini dot në asnjë përfundim pozitiv. Në punë do keni një ditë të tensionuar. Nëse nuk pranoni të negocioni keni për të humbur shumë. Sektori i financave do jetë i mbrojtur në çdo moment kështu që nuk kanë për t’iu dalë të papritura të pakëndshme.

Shigjetari

Bëni atë që do ndieni gjatë kësaj dite dhe mos u ndalni nga fjalët e të tjerëve. Ju që jeni në një lidhje nuk do druheni nga asgjë dhe do i shprehni mendimet tuaja pa menduar për pasojat. Vërtet mund të keni edhe disa mosmarrëveshje fillimisht, por e ardhmja ka për të qenë më e mirë. Ju beqarët do keni një ditë shumë intensive dhe të mbushur me takime. Në punë do bëni mirë të mos i refuzoni disa propozime që do iu bëhen sepse ka mundësi që ato t’iu ndryshojnë jetën. Në planin financiar fati ka për të qenë gjithë kohës në anën tuaj kështu që mos u shqetësoni.

Bricjapi

Dita e sotme nuk do jenë ndër më të mirat dhe shpesh do keni nevojë të largoheni nga gjithçka. Ju të dashuruarit do keni një ditë goxha të tensionuar dhe me probleme. Asgjë nuk ka për të qenë si më parë dhe debatet mund të shumëfishohen në mbrëmje. Nëse jeni vetëm çdo gjë ka për të qenë rutinë dhe asgjë nuk do ndryshojë as sot. Në punë do jeni të varur nga disa kolegë dhe nuk do arrini ta përfundoni në kohë atë që keni nisur. Gjendja e financave do fillojë të përmirësohet dalëngadalë megjithatë situata nuk do jetë ende aq e mirë sa për të bërë investime gjigande.

Ujori

Jupiteri do ju bëjë më të hapur gjatë kësaj dite dhe do i shihni gjërat me një sy tjetër. Ju të dashuruarit do jeni shumë tolerantë dhe do ruani një marrëdhënie më të mirë me partnerin. Problemet e mëdha do i lini pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët do guxoni të hidhni hapa dhe për fatin e mirë do arrini qëllimet tuaja. Në punë Neptuni dhe Hëna do ju bëjnë më intuitivë. Do e dini mirë çfarë hapash të hidhni. Në planin financiar do tregoheni të përgjegjshëm dhe largpamës. Çdo shpenzim do e kryeni me kujdes dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

Peshqit

Nëse nuk doni të mërziteni gjatë kësaj dite, më mirë mos krijoni iluzione të kota. Nëse keni një lidhje, Venusi do ua mbroje gjithë kohës jetën sentimentale. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje me partnerin dhe do ndiheni shumë më të qetë nga më parë. Ju beqarët do i keni shumë të qarta idetë dhe do dini si të joshni. Suksesi për ju do jetë i garantuar. Në punë mund të keni disa konflikte të vogla me kolegët, megjithatë nuk do i largoheni qëllimit përfundimtar. Pak e nga pak do afroheni tek fundi. Buxheti do përmirësohet tej mase dhe do keni mundësi të bëni edhe investime. /dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.