Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 3 tetor 2017

Horoskopi i datës 3 tetor 2017
Dashi- 21.03-20.04

Asnjëherë mos pretendoni se i dini të gjitha për mikun e ngushtë, partnerin apo kolegun e biznesit. Jeni gati për një befasi, që do të mund t’i shkatërronte të gjitha idetë për besimet e sjelljet e këtij personi. Në vend se ta trajtoni këtë zbulim si përpjekje personale, pranojeni atë. Lidhjet më të mira gjithmonë përfshijnë rritjen dhe ndryshimin. Kurdo që shihni diçka të re tek dikush, që vazhdimisht është në jetën tuaj, e kuptoni se edhe ju keni potencial të fshehtë.

Demi- 21.04-20.05

Mos e nënvlerësoni vendin tuaj të punës. Edhe pse keni shkathtësi të shumta, kjo nuk ju përjashtonnga rregullat. Kurdo që ju caktohet një orar në punë shkoni dhe kryeni detyrat tuaja me sa më shumë dëshirë, që të jetë e mundshme. Nëse kërkoni privilegje të veçanta do t’i bëni kolegët të ndihen keq. Bëni më të mirën, për t’u sjellë si anëtarë të ekipit. Tek miqtë dhe familja kërkoni dashurinë dhe kujdesin.

Binjakët- 21.05-20.06

Jeni lodhur duke u përzier me një grup njerëzish të neveritshëm. Edhe pse të qenit pjesë e kësaj organizate ju ka ndihmuar profesionalisht, kjo po fillon të ndikojë në reputacionin tuaj. Që kur i jeni bashkuar këtij grupi, e gjithë anëtarësia ka ndryshuar. Anëtarët aktualë janë duke pritur që të shkoni në një drejtim tjetër. Në vend që të rrini aty, dilni me kujdes. Disa njerëz mund t’ju akuzojnë se jeni tradhtarë. Mos u përfshini në këtë dramë. Ruajeni heshtjen e dinjitetshme.

Gaforrja- 21.06-20.07

Nëse abuzoni me fuqinë dhe prestigjin për arsye tuajat do të dëmtoni reputacionin profesional. Edhe pse është tunduese të përfitoni nga pozita juaj, është më mirë të luani sipas rregullave. Kurdo që të tjerët e shohin se po prisni në radhë si gjithë të tjerët, do të kthejnë respektin për ju. Ka shumë shembuj që njerëzit keqpërdorin pozitën e tyre. Kjo gjë shkakton mungesë besimi tek sistemi në pikë - vështrimin human.

Luani- 21.07-20.08

Dikush që është rritur në një traditë ndryshe prej jush, po jua ngre nervat. Nëse qëndrimet e tyre ju fyejnë, merrni frymë thellë. Në vend se të lironi zemërimin tuaj, provoni t’i qaseni këtij personi me mirësi. Kjo do t’ju japë një ndjenjë më të madhe kontrolli mbi një situatë. Botën e bëjnë lloje të ndryshme të njerëzve. Mënyra më e mirë për të përfaqësuar idealet tuaja është të ndiqni rrugën më të mirë. Të tjerët do të admirojnë diplomacinë tuaj.

Virgjëresha- 21.08-20.09

Vështirësitë që mund të keni me financa të përbashkëta po kërkojnë vëmendje të menjëhershme. Është shumë e rëndësishme të shkoni në bankë dhe të shikoni kartat e kreditit. Nëse vëreni ndonjë aktivitet jo të duhur, bëjeni një bisedë të sinqertë. Mund të zbuloni që partneri apo kolegu juaj i biznesit ka qenë duke fshehur fatura të mëdha prej jush. Jepini vetes kohë të rimerrni veten nga kjo tronditje.

Peshorja- 21.09-20.10

Mos e nënvlerësoni një person të dashur, sepse do ta zemëroni. Ju ndiheni krenar, që jeni të këndshëm dhe keni konsideratë për partnerin. Por ka kohë kur merreni shumë me ëndrrat dhe skemat tuaja. Kur ndodh kjo, të tjerët ndihen të lënë anash. Nëse e zini veten duke ëndërruar gjatë ditës, kthjelluni. Kjo është mundësia të tregoni mirënjohje për këtë person, që ka qenë me ju në kohë të mira dhe të këqija.

Akrepi- 21.10-20.11

Tendencat për t’ju ikur përgjegjësive po jua zvogëlojnë produktivitetin. Një afat kohor është tepër afër. Nëse nuk e arrini mund të humbni punën. Nuk ka asgjë të gabuar të keni një jetë me fantazi, por kjo s’do të thotë se duhet të harroni përgjegjësitë reale. Keni qenë duke kërkuar punë? Ndani disa orë për çdo ditë për të kërkuar punë.

Shigjetari- 21.11-20.12

Nëse rrezikoni mund të përfundoni keq. Kurdo që keni dilema, bëjeni atë për të cilën ndiheni të sigurtë. Megjithëse ju pëlqen entuziazmi, nuk dëshironi të rrezikoni paratë e gatshme, që i keni fituar me mund. Po mendoni t’i tregoni dikujt që e pëlqeni? Ruajeni qetësinë. Mund të prishni miqësinë tuaj duke iu bindur impulsit tuaj. Më mirë kërkoni një partner, që është më i lirë. Tregoni durim dhe prisni dikë të veçantë.

Bricjapi- 21.12-20.01

Duke i neglizhuar përgjegjësitë familjare do të shkaktoni telashe në jetën private. Mos e vini gjithë energjinë në punë. Nëse karriera juaj përfshin edhe emergjenca të vazhdueshme, është më mirë të kërkoni një tjetër nivel pune. Fundja, mund ta gjeni një punë me orar, që s’ju detyron të jeni vazhdimisht aty. Duke kaluar kohë të mirë me familjen do të shëroheni nga gjërat negative.

Ujori- 21.01-20.02

Lini mënjanë besimet për religjionin, politikën dhe kulturën. Nuk është mirë të arrini menjëherë në konkluzione, sepse mund të dëmtoni një lidhje. Ka shumë gjëra për këtë mësimdhënës apo edukatorë sesa që e keni menduar. Kurdo që analizoni sjelljen e tyre, shihni nëse veprimet përshtaten me fjalët. Do të befasoheni shumë mirë, kur ta kuptoni se ata jetojnë sipas parimeve të dashurisë, mirësisë e zemërgjerësisë.

Peshqit- 21.02-20.03

Shmangni shpenzimet e panevojshme. Një emergjencë do t’ju shpenzojë shumë para të gatshme. Nëse tani keni para, do të mund t’i përballoni këto shpenzime. Kjo do t’jua lehtësojë një situatë stresuese. Nëse keni telashe me ndonjë pajisje elektronike, është mirë t’i dini të gjitha rregullat. Ka mundësi që kjo pajisje ka qëlluar e dëmtuar nga fillimi. Kur keni këso njohuri mund t’i kërkoni llogari.