

Dashi
Impulset që keni për kursime duhet t’i mbani nën kontroll. Është për t’u admiruar fakti që doni të kurseni para, por po ashtu është me rëndësi të shijoni frutet e punës suaj. Nëse kurseni pjesën më të madhe të parave, do të mund të humbni energji të vleshme. Disa gjëra të vogla luksoze, siç janë ushqimet e mira mund të ju ndihmojnë për të funksionuar si duhet. Po ashtu do t’ju ndihmonte shumë nëse ngadalësoni ritmin e punës.
Demi
Mund ta dërgoni dikë deri te uji, por s’mund ta detyroni të pijë ujë. Megjithëse mendoni se e dini se cila është më e mira për mikun tuaj, ai thjeshtë nuk do të dëgjojë këshillat tuaja. Mos e humbni energjinë tuaj duke provuar ta bindni se çfarë është e drejtë. Një person i dashur është i përcaktuar të shkojë në mënyrën e vetë dhe s’keni çfarë të bëni për këtë. Ofroni përkrahje të madhe, pavarësisht se çfarë ndodh.
Binjakët
Pa marrë parasysh sesa keni dëshirë, nuk mund të mbroni të dashurit tuaj nga rreziku. Në një pikë, duhet t’i lejoni miqtë dhe të afërmit të rrezikojnë dhe të pranojnë pasojat e veprimeve të tyre. Kjo është e vetmja mënyrë që ata të zhvillojnë aftësitë e tyre për mbijetesë. Gjithmonë keni qenë shumë të mençur për të dalë nga situata të vështira. Kjo ndodh sepse keni pasur përvoja. Këto rreziqe nganjëherë mund t’ju shpaguhen.
Gaforrja
Shqetësimet që keni mund t’ju largojnë nga disa gjëra që ia vlen të shqyrtohen. Nuk është koha e duhur për t’u zmbrapsur. Edhe nëse jeni mërzitur, duhet të ecni tutje. Nëse largoheni nga qëllimet tuaja do të pendoheni në të ardhmen. Mbase keni nënshkruar të bëheni pjesë e një projekti që tani ka shkuar në një drejtim tjetër, që nuk e keni pritur. Kjo nuk është gjë e mirë, por do të keni disa përfitime nga kjo punë.
Luani
Provoni të mos fokusoheni shumë në sigurinë materiale. Edhe nëse llogaria juaj bankare nuk është e mbushur, keni mjaft për të vazhduar tutje. Ia vlen të vazhdoni një punë që do t’ju shpërblehet edhe nëse jo aq sa duhet. Kjo punë do t’ju ofrojë mundësi të bëni disa marrëveshje me të tjerët. Jepeni më të mirën nga vetja sepse kështu u jepni të tjerëve bukuri, shpresë dhe inspirim. Nëse jeni të papunë, mund të fitoni një pozitë punë në një kompani të rëndësishme.
Virgjëresha
Mos merrni vendime të nxituara, sidomos kur është fjala për lidhjen. Duket sikur miku juaj i ngushtë ose partneri po tregohet përtac. Ai mund të mos jetë i aftë emocionalisht që të përballet me një situatë të vështirë. Ëhstë mirë të tregoheni të mëshirshëm me të sepse keni mjaft fuqi për t’i ndihmuar. Nëse e lironi partnerin tuaj nga një situatë e vështirë, do të jetë ndjenjë e mirë. Secili i ka momentetet e veta të dobësisë.
Peshorja
Rruga më e lehtë gjithmonë është më tërheqëse. Shmanguni një konfrontimi që do t’ju stresojë, por që nuk do t’ju zgjidh asnjë problem. Në vend se të luftoni të pashmangshmen është mirë të bisedoni me dikë që ua ka ngritur nervat. Përshkruani sesi reflekton sjellja e tij në punën tuaj. propozoni alternativa që do të ju mundësonin të punoni së bashku dhe në qetësi të plotë.
Akrepi
Kur ndiheni të kërcënuar, ju e tërhiqni vëmendjen që keni për të tjerët. Kjo është e vështirë për të dashurit tuaj. Ju nuk provoni t’i lëndoni ata, por thjeshtë keni dëshirë të mbroni ndjenjat tuaja. Për fat të keq, ky impuls i juaji vetëm sa e përkeqëson situatën. Nëse ndiheni keq për dikë, thuajeni. Shpjegojani saktësisht se cilat fjalë dhe veprime ju kanë dëshpëruar. Kjo do t’i hapte rrugë një bisede produktive.
Shigjetari
Një seri me zhgënjime të vogla ju ka hedhur përtoke. Është e kuptueshme që ndiheni kështu por duhet ta kujtoni se mendimet negative vetëm sa do të përkeqësojnë situatën. Bëni sa më shumë që mundeni për të parë anën pozitive të kësaj situate. Gjeni mënyra të reja për të përdorur materialet që nuk i keni më në shfrytëzim. Është mirë të rinovoni orenditë e vjetra.
Bricjapi
Nganjëherë keni dëshirë t’i çoni duart lart dhe të largoheni nga një situatë frustruese. Askush nuk duket se është i aftë të punojë duke përcjellë arsyen. Kjo është një situatë e vështirë për një person produktiv si ju. Kur përballeni me probleme, kërkoni zgjidhje për to. Para se të bëni disa gjëra, disa persona cinikë do të ju akuzojnë se jeni duke humbur kohë. Por mos i dëgjoni sepse ju jeni ndryshe prej të tjerëve.
Ujori
Provoni të kontrolloni dëshirën për hakmarrje. Është e kuptueshme që zemërimi ju ka ndryshuar por për fat të keq një plan për hakmarrje do të ishte humbje e kohës. Është më mirë të shfrytëzoni këto emocione për të lansuar një projekt kreativ. Punoni dhe mos ua tregoni punën tuaj askujt, derisa të përfundojë. Kjo do të ju lejonte që imagjinata juaj të shpërthejë.
Peshqit
Jeni mjaft të pavendosur. Shumë faktorë po ndikojnë që mendimet t’i keni të paqarta. Në vend se t’i bëni presion vetes, është më mirë të ndaleni dhe të analizoni situatën. Kaloni më shumë kohë me miqtë sepse do të rilidheni me intuitën tuaj. Në një pikë, do të bindeni se në çfarë drejtimi duhet të ecni. Një situatë familjare mund të jetë sfiduese por stimuluese.

















