Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Horoskopi i datës 29 shkurt 2020

Horoskopi i datës 29 shkurt 2020

Dashi

Nëse mezi po prisnit të mësonin nëse dëshirat tuaja do të realizohen, por iu themi se kjo do jetë e vështirë gjatë kësaj dite. Për ju të dashuruarit, shumë planetë do ndikojnë njëkohësisht në jetën tuaj. Marrëdhënia me partneri do jetë e tensionuar dhe mund të keni edhe probleme serioze. Bëni kujdes me ato që do thoni. Ju beqarët nuk duhet të jeni shumë striktë në kërkesat që keni për personin e zemrës sepse nuk do e gjejnë dot kurrë atë. Në punë nuk duhet të nxitoheni për asgjë sepse mund të bëni gabime të pafalshme. Durimi do jetë mjeti drejt suksesit. Situata financiare nuk do jetë e mirë sepse do bëni tej mase shpenzime pa menduar për pasojat e rënda që ato mund të kenë.

Demi

Do keni energji të pashtershme gjatë kësaj dite dhe çdo gjë për ju do shkojë më së miri. Ju që keni krijuar një lidhje do përjetoni shumë kënaqësi dhe do jeni të gëzuar në çdo moment. Përveç këtyre do jeni edhe sensualë dhe pasionantë. Ju pret një darkë mjaft e nxehtë dhe romantike. Ju beqarët do influencoheni nga Marsi. Dita do jetë më harmonike dhe takimet do jenë interesante. Sipas Dritare.net, jeta profesionale ka për të qenë e jashtëzakonshme. Do i keni të gjitha aftësitë për të arritur atje ku dëshironi dhe askush nuk do mendojë t’iu dalë para. Një pakujdesi e vogël me financat mund të sjellë probleme që as i kishit menduar.

Binjakët

Nëse keni zgjedhje për të bërë, mendoni t’i bëni gjatë kësaj dite. Do jeni më të qartë në mendime dhe më strategjikë. Nëse keni një lidhje, partneri juaj do bëjë gjithçka që t'iu kënaqë sa më tepër. Çdo moment pranë tij do jetë i veçantë dhe i mbushur me emocion. Ju beqarët më në fund do keni takime serioze që mund të sjellin me të vërtetë ndryshimet e pritura. Në punë do jeni më të organizuar dhe nuk do i lini asgjë fatit. Do programoni gjithçka me kujdes dhe do ecni me llogari strikte. Sektori i financave nuk do jetë i shkëlqyer, por mjaftueshëm i mirë sa për të shlyer huat e për të kryer investimet e nevojshme.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do mbani përgjegjësi për çdo veprim që do bëni dhe nuk do keni frikë as të merrni vendime të mëdha. Ju që keni një lidhje do jeni shumë të kuptueshëm me partnerin tuaj dhe marrëdhënia me të do ecë fiks ashtu si e kishit ëndërruar. Mosmarrëveshjet do mungojnë plotësisht. Ju beqarët do e gjeni çelësin për të hapur zemrën e personit që pëlqeni kështu që jeta do fillojë t'iu marrë një tjetër drejtim. Në punë bëni ato që duhet dhe mos iu besoni shumë premtimeve të disa personave. Ata që mburren shumë në të vërtetë nuk ndërmarrin asnjë hap. Nëse me shpenzimet tregoheni të matur buxheti nuk ka për të pasur asnjë lloj problemi.

Luani

Gjatë kësaj dite do bëni mirë të mos luani shumë me zjarrin sepse keni për t’u penduar gjithë jetën tuaj. Nëse jeni në një lidhje duhet të vazhdoni të jeni të arsyeshëm që të mos keni probleme me partnerin. As mos kërkoni shumë dhe as mos e teproni me fjalët. Ju beqarët do jeni gati për çdo lloj çmendurie vetëm që të mos mbeteni me të njëjtin status. Mundësitë do jenë të shumta. Në punë duhet të shtoni më shumë përpjekjet nëse doni të arrini ku iu kërkohet. Po pritët nga të tjerët, shumë shpejt keni për ta humbur pozicionin që keni. Jupiteri do ju nxitë të shpenzoni pafundësisht dhe gjendja e financave do përkeqësohet goxha.

Virgjëresha

Do jeni shumë të vendosur gjatë kësaj dite për të realizuara ato që keni në mendje. Duke bërë këtë gjë mundet edhe të hyni në konflikte me të tjerët. Nëse keni një lidhje ka rrezik që të kapeni me partnerin edhe për gjërat më të vogla, prandaj mosmarrëveshjet nuk do kenë të mbaruar. Në shumicën e kohës do jeni të mërzitur dhe pa dëshirë për të vazhduar para. Ju beqarët do vazhdoni të mbeteni vetëm edhe sot. Në punë duhet të bëni gjithçka për të ruajtur postin që keni. Asgjë nuk do jetë e lehtë, por as e pamundur. Për t'ia bërë qejfin vetes mund të kryeni shpenzime pa llogari dhe deri në fund të ditës gjendja do përkeqësohet.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do zgjidheni me humor më të mirë dhe të gatshëm për të bërë gjëra interesante. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë shumë e animuar dhe e mbushur me surpriza. Nuk do keni aspak zënka me partnerin e madje do falni edhe për gabimet që janë bërë në të shkuarën. Ju beqarët do keni një ditë të zakonshme. Vërtet nuk do realizoni takime mbresëlënëse, por disa flirte me ndonjë mund t’i keni. Në punë duhet të jeni realistë dhe ta bëni me qetësi çdo hap. Në këtë mënyrë as nuk do gaboni dhe as nuk do tërhiqni vëmendjen e kolegëve ziliqarë. Sipas Dritare.net, financat për fat do jenë goxha më të qëndrueshme se dje.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do ndërmerrni iniciativa të reja dhe do e bëni çdo moment sa më interesant. Ju të dashuruarit do e forconi edhe më shume komunikimin me partnerin dhe do ju duket sikur do rilindni. Çdo çast do jetë i bukur kështu që ja vlen të hidhni hapat që kishit menduar prej disa kohësh. Ju beqarët vetëm nëse nuk do doni vetë të përfitojnë nga mundësitë që do iu jepen mund të ngeleni vetëm, pasi mundësitë në fakt ato do jenë të shumta. Jeta profesionale ka për të pasur arritje të jashtëzakonshme. Në çdo fushë ku do dojeni do arrini lart e më lart. Duke qenë se në punë do jeni mjaft aktive e keni pasur arritje, edhe financat do përmirësohen tej mase.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite gjërat do jenë paksa të zymta dhe shpesh nuk do ndiheni mirë. Nëse jeni në një lidhje priten goxha stuhi. Do kapeni edhe për gjërat më elementare me atë që keni në krah dhe do debatoni ashpër. Asnjëri nuk do pranojë të ulë hundën, Ju beqarët do jeni shumë të pavëmendshëm dhe do ju ikin nga duart mundësi të shkëlqyera. Ky do jetë një gabim vërtet i madh. Në punë Marsi do provokojë tension dhe probleme. Për shumë gjëra nuk do dini si të veproni dhe do ndiheni keq. Në planin financiar do jeni me më shumë fat se asnjëherë më parë. Buxheti ka për t'u përmirësuar jashtëzakonisht.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite duhet të mbusheni mirë me frymë para se të flisni dhe herë pas here duhet të çlodheni. Nëse keni një lidhje duhet patjetër të merrni frenat e jetës tuaj në dorë dhe ta konsolidoni marrëdhënien në çift. Mos kërkoni të pamundurën prej tij sepse do e lëndoni atë dhe do mërzisni edhe veten. Nëse jeni ende vetëm, do e keni disi më të lehtë t'i shprehin ndjenjat dhe ka gjasa që të afroheni me dikë. Në punë duhet të keni më tepër besim tek vetja dhe të reflektoni me kujdes para se të hidhni hapa. Sot do iu jepen edhe mundësi të reja për të treguar sa të aftë jeni. Gjendja e financave ka për të qenë shumë herë më ë mirë nga më parë.

Ujori

Gjatë kësaj dite asgjë nuk ka për të shkuar siç ju e keni dëshiruar. Shpesh do jeni të detyruar edhe të hiqni dorë nga disa zakone. Ju të dashuruarit do jeni me humor shumë të keq gjatë kësaj dite dhe ka rrezik të keni debate të ashpra me partnerin. Asgjë nuk ka për t'iu ecur ashtu si keni ëndërruar përherë. Ju beqarët do vazhdoni ta kërkoni dashurinë, por pa fat. Ende nuk ka ardhur periudha juaj më ë përshtatshme. Në punë nuk do i keni idetë shumë të qarta dhe do preferoni të prisni pak kohë para se të veproni. Sektori i financave nuk do jetë i shkëlqyer, por as probleme të mëdha nuk do ketë. Të ardhurat do jenë të mjaftueshme për gjërat themelore.

Peshqit

Dita e sotme ka për të qenë shumë  bukur për ju. Në çdo moment do ndiheni mirë dhe të bekuar si asnjëherë më parë. Nëse jeni në një lidhje gjithë sistemi diellor do ju mbrojë dhe do ua bëjë çdo çast edhe më të bukur nga më parë. Do kaloni një ditë sensuale e të mbushur me çaste të këndshme. Ju beqarët do keni mundësi të njiheni me persona shumë interesantë që do ua ngrenë zemrën pezull. Në punë do ndiheni pak tre stresuar me detyrën e re që iu është dhënë, megjithatë kjo fazë do kalojë shpejt. Shumë shpejt do mësoheni me çdo gjë. Në planin financiar ka rrezik të keni disa vështirësi. Nuk do jeni shumë të qartë për hapat që duhet të hidhni. /dritare.net