Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 28 shtator 2017

Horoskopi i datës 28 shtator 2017
Dashi- 21.03-20.04

Jeni duke hezituar të futeni në lidhje serioze. Nëse e shmangni një romancë derisa të mos bëni para, është gabim i madh. Dikush që ju do, do ta bëjë pa e marrë parasysh llogarinë tuaj bankare dhe ia vlen t’i përkushtoheni. Mund të befasoheni kur të zbuloni se është shumë më e lehtë të krijoni mundësi për të bërë para kur jeni në lidhje serioze. Kurdo që partneri juaj është përkrah jush, do të keni më tepër vetëbesim.

Demi- 21.04-20.05

Disa plane do të shtyhen dhe do të mërziteni pak. Ka kohë që po e prisni këtë udhëtim. Kur jeni të detyruar ta shtyni do të përkeqësohet situata. Në vend se të mund të ecni tutje me këtë ndryshim do të ndiheni të detyruar të përjetoni situata të vështira. Mos u bëni dramatik. Është mirë t’i jepni fund një situate të keqe duke i dhënë fund lidhjes. Vetëm pse ndjeni keqardhje për dikë nuk do të thotë se i keni borxh.

Binjakët- 21.05-20.06

Jeni të mbingarkuar me përgjegjësi. Keni dëshirë të largoheni pak nga detyrat dhe të pushoni mirë. Kjo nuk është e mundshme: ka shumë njerëz që po mbështeten tek ju. Bëni më të mirën për t’i kryer si duhet detyrat por mos pranoni të reja. Bëjeni një orar për disa javë, kurdo që ta qartësoni punën. Nëse keni gjëra shtëpiake me të cilat duhet të merreni, kërkoni një miku t’ju ndihmojë.

Gaforrja- 21.06-20.07

Jeni duke dyshuar në potencialin për sukses. Një pjesë e problemit është që nuk keni marrë shumë kritika pozitive për kontributet e fundit. Ose nuk ka pasur njerëz të impresionuar nga performanca juaj, ose edhe më keq, as nuk shqetësohen për këtë. Mblidhni kurajën dhe kërkoni mendim nga dikush që e respektoni. Vërejtjet e tyre do t’ua rrisin vetëbesimin. Keni potencial të arrini nivele të reja suksesi. Sa më shpejt që besoni në veten, aq më lehtë do ta keni të kuptoni potencialin tuaj.

Luani- 21.07-20.08

Nëse e shmangni një konflikt vetëm sa do ta përkeqësoni situatën. Është koha të konfrontoheni me burimin e problemit edhe nëse duhet të rrezikoni diçka në punë apo në ndonjë lidhje. Krenaria juaj duhet të ju bëjë të keni mendje të hapur. Nëse dëgjoni kritikat fanatike vetëm sa do të dëmtoheni. Përfitoni nga mundësia për të sfiduar një person që ju ka bërë shumë deklarata me urrejtje.

Virgjëresha- 21.08-20.09

Mungesa e komunikimit po ju shkakton telashe në shtëpi. Dy nga të afërmit tuaj nuk e shohin njëri-tjetrin në sy. Ata ofendohen nga pikëvështrimet që kanë. Ju jeni në mes. Mos e luani arbitrin. Detyroni këta dy njerëz t’i zgjedhin vetë telashet e tyre. Nëse nuk munden, mund të vendosni të gjeni një vendbanim tjetër. Do të jetë më e lehtë të mbani veten sesa t’i dëgjoni këta dy. Jeni shumë të ndjeshëm.

Peshorja- 21.09-20.10

Keni provuar të përmirësoheni por ka shumë pengesa që ju kanë dalë rrugës. Në vend se t’i kushtoni kohë ndonjë kursi studimi, jeni detyruar të merreni me gjëra të bezdisshme. Si rezultat i kësaj, ka qenë e vështirë të lexoni, të përfundoni disa marrëveshje apo të kaloni teste. Ricaktojani vetes këtë qëllim. Tregojuni miqve e të afërmve dhe kolegëve se më nuk do të ndiqni metodën e njëjtë.

Akrepi- 21.10-20.11

Keni mundësi të pranoni një punë që dallon shumë prej fushës suaj por keni frikë ta bëni. Perspektiva e futjes në një territor të panjohur ju bën të hezitoni. Do të ishte më lehtë sikur të qëndroni aty ku jeni. Por duhet ta nxisni veten të rrezikoni. Asnjëherë nuk do ta përmbushni gjithë potencialin tuaj nëse i bëni vazhdimisht gjërat e njëjta. Nëse e urreni krejtësisht këtë pozitë pune, mund të hiqni dorë më vonë.

Shigjetari- 21.11-20.12

Është vështirë ta dini se çfarë dëshironi. Ka shumë opsione para jush. E keni shansin të rrini në shtëpi por kjo mund t’i zvogëlojë perspektivat e karrierës. Është tunduese të ndiqni një punë por nuk dëshironi të sakrifikoni jetën private për hir të suksesit. Lëreni këtë vendim për një herë tjetër. Vazhdoni të bëni atë që keni nisur. Kurdo që e keni mendjen të ngarkuar me diçka, psikika juaj do të ketë rast të zgjedh problemin.

Bricjapi- 21.12-20.01

Është koha ta kuptoni se e keni kontrollin mbi një situatë. Dikush që nuk ua ka aprovuar planet do t’i ndalojë ato. Megjithëse do të ndiheni shumë të zemëruar nga këto pengesa, s’keni çfarë të bëni. Do të mund të bëni plan tjetër. Derisa jeni të zënë me këtë gjë do të harroni zhgënjimin që po ju konsumon. Ky refuzim për të punuar, mund t’ju sjellë gjëra të mira. Ka gjasë edhe që do të tërhiqni një adhurues.

Ujori- 21.01-20.02

Një fushë e re është para jush. Në vend se të dënoni veten që keni pasur qasje të gabuar, jepni vetes pushim. Qëllimet më ambicioze shpesh herë duhen provuar disa herë para se t’i arrini. Reflektoni se çfarë ka shkuar gabim dhe jepni vetes kurajë për të arritur suksesin. Duke qenë kritik të ashpër me veten mund ta keni vështirë të përpiqeni prapë. Kurdo që keni shumë dilema kërkoni ndihmë një miku optimist që ju bën të qeshni.

Peshqit- 21.02-20.03

Nuk do të jetë e nevojshme të keni shumë rezerva. Duhet t’i jepni fund një përgjegjësie. Sapo të liroheni nga kjo punë, do të keni rast të ndryshoni jetën private. Edhe nëse kjo do të thotë që duhet ta lini një shprehi të keqe, të hiqni dorë nga një ëndërr apo të ndryshoni karrierën, bëjeni. E rëndësishme është të mos fshiheni më pas rolit tuaj. Rutina po ju bën të ndiheni të mjerë. Lëreni mënjanë dhe bëni diçka për ta lumturuar veten.