Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 24 tetor 2017

Horoskopi i datës 24 tetor 2017
Dashi- 21.03-20.04

Është e pafalshme nëse dikush ju injoron, shtiret ose ju trajton me mungesë respekti para të tjerëve. Akuzoni këtë tip se po sillet keq dhe ai do të përpiqet t’ju fajësojë për injorancë dhe nuk e sheh se po e bëni pikërisht pse po ju injoron. Ose ka mundësi që ky person me të vërtetë beson se informacionet që ju kanë dhënë në atë kohë kanë qenë të vërteta.

Demi- 21.04-20.05

Puna juaj po ju merr një pjesë të madhe të kohës. Edhe kur nuk jeni në punë ju vazhdoni të merreni me çështjet e karrierës në shtëpinë tuaj. Shefi juaj varet nga këshillat dhe mbështetja juaj e vazhdueshme, por kur ndodh që siguria të kthehet në besim? Ata që janë në pozita të larta duhet të inkurajohen për t’u marrë me disa punë pa ju.

Binjakët- 21.05-20.06

Bëni një fillim në ato punë për të cilat vazhdimisht keni qenë jashtë funksionit. Ato nuk do të përmirësohen vetë. Pasi të largoni këto punë nga rruga ju do të ndiheni më të relaksuar dhe sikur keni hequr një barrë të madhe. Nëse ju dhe partneri nuk keni komunikuar mirë dhe të dy e pranoni këtë, do të gjeni mënyra për të rënë në të njëjtat valë.

Gaforrja- 21.06-20.07

Pasi të tjerët të ndalin luftën kundër nevojës për ndryshim, do të vini në veprim planet e reja të cilat do të jenë më pak stresuese. Ju e vëreni se pse është e nevojshme për të ndryshuar rutinën ose marrëveshjet e punës që nuk janë të rregullta. Vetëm disa ndryshime të vogla do t’ju ndihmojnë të drejtoni jetën përsëri. Kjo është arsyeja pse ju nuk do të hiqni dorë derisa ato projekte të jenë implementuar.

Luani- 21.07-20.08

Nuk mund të mbani mend diçka që është duke provuar t’ua kujtojë një mik ose partneri. Përvoja pa dyshim se ka pasur më shumë ndikim mbi këta persona që po e kujtojnë ngjarjen, derisa ju keni një paqartësi. Ky udhëtim nëpër kujtesë mund të ju frymëzojë të shikoni disa nga albumet e vjetra me fotografi ose të kontaktoni të afërmit e vjetër për t’ju bërë pyetjet që janë në mendjen tuaj.

Virgjëresha- 21.08-20.09

Ju nuk mund të ndani të njëjtat pikëpamje me të tjerët por prapë mund të bëni përpjekje që lidhja juaj të funksionojë. Respektimi i mendimeve të njëri-tjetrit do t’ju ndihmojë të mbani atmosferë të qetë dhe të shmangni konfliktet. Në qoftë se, në anën tjetër, mendoni se dikush po ju mban prapa, mund të jetë më mirë të bini dakord që të vazhdoni rrugët tuaja të veçanta.

Peshorja- 21.09-20.10

Nëse një marrëdhënie është e mirë në tetëdhjetë për qind të kohës, nuk ka gjasa të shkaktoni ndonjë problem të madh. Ju mund të kaloni nëpër kohë të vështirë, por duhet të merreni me këtë problem së bashku. Nuk do të jetë rast kur të gjeni veten duke argumentuar për asgjë. Kjo po ndodh për shkak se njëri ose të dy keni ndjenjë të theksuar ankthi.

Akrepi- 21.10-20.11

Keni qenë nën presion të madh kohët e fundit, por kjo përfundimisht do të vijë duke u lehtësuar. Situatat e tensionuara mund të kenë efekt negativ në humorin tuaj, duke ju bërë më pak të interesuar rreth perspektivave të reja. Emocionet janë të theksuara, kur në rrethana të ndryshme, ju do të ndiheni të ngazëllyer. Pasi të jeni marrë me çështjet që ju shkaktojnë shqetësim, do të jeni në gjendje të mposhtni pengesat dhe të relaksoheni.

Shigjetari- 21.11-20.12

Është e papërgjegjshme që dikush të zbulojë sekrete për të cilat e dinte se do të shkaktojnë argumente dhe kaos. Fakti se ky grup miqsh ka qenë gjithmonë afër jush, nuk i jep leje askujt të zbulojë informacionin e dhënë në besim. Ndodh diçka që ju jep një grimcë të parafytyrimit të një ane të personit të caktuar që ju nuk e kishit parë më parë. Krejt çka mund të bëni janë disa rregullime të brendshme për t'u siguruar që nuk jeni përfshirë në rrenat e tyre më.

Bricjapi- 21.12-20.01

Mos lejoni askënd t'ju bëjë të ndiheni fajtor apo të turpëruar për diçka që ka ndodhur e që ju nuk keni pasur kurrfarë faji. Nëse vini besimin tuaj në personin e gabuar, nuk mund të fajësoni se keni qenë të mashtruar nga ata. Pse duhet të dënoheni për diçka për të cilën ishit krejtësisht të pafajshëm? Çfarëdo mënyrë që ju zgjidhni për të trajtuar këtë keqkuptim, duhet të merreni me partnerin apo me kolegë pune për të kuptuar se akuzat e tyre janë të pabaza.

Ujori- 21.01-20.02

Nëse jeni duke e bindur dikë për diçka, ky person ka nevojë ta shohë se jeni serioz në lidhje me qëllimet tuaja. Nëse, për shembull, ju keni pasur pikëpamje shumë të thjeshta ndaj çështjeve të rëndësishme në të kaluarën, duhet t’ia dëshmoni se do të jeni më të përkushtuar në të ardhmen. Nëse i keni dhënë prioritet jetës suaj sociale dhe keni neglizhuar një marrëdhënie të ngushtë, tregoni se do të bëni ndryshime në mënyrën se si silleni.

Peshqit- 21.02-20.03

Keni mirëkuptim për dikë që është bllokuar nga angazhimet dhe s’mund të dalë jashtë. Çfarë nuk kupton ky person është që ju po ndiheni shumë të kufizuar. Jo vetëm sepse keni marrë përgjegjësitë tuaja të zakonshme, por po ndiheni të detyruar të përpiqeni t’ua lehtësoni punët edhe të tjerëve, vetëm për t’i bërë të lumtur. Kjo nuk është zgjidhja më e mirë për problemet tuaja. Që të jeni të lumtur duhet të shihni një të ardhme së bashku, ku edhe tjerët janë të gatshëm të marrin përgjegjësi të përbashkët dhe nuk mbështeten tek ju aq shumë.