Gjatë kësaj dite do jeni vetvetja dhe do e dini shumë mirë çfarë do bëni. Për ju që jeni në një lidhje do mbizotërojë qëndrueshmëria. Do jeni largpamës, tolerantë dhe mirëkuptues në çdo moment, prandaj nuk do keni aspak debate me njëri-tjetrin. Ju beqarët do mërziteni pak nga vetmia, megjithatë nuk do mbylleni në vetvete. Në punë do shkëlqeni më shumë se kurrë më parë. Gjithçka do ju duket më e thjeshtë dhe do ndiheni më të sigurt se do arrini çdo qëllim. Në planin financiar duhet të merrni në dorë menaxhimin sepse po nuk morët ende masa situata mund t'iu dalë plotësisht jashtë kontrollit.
Demi
Mërkuri dhe Venusi do ua bllokojë disa dyer sot dhe nuk do bëni dot asgjë më ndryshe nga zakonisht. Ju që jeni në një lidhje keni për të pasur një ditë shumë rutinë. Do mërziteni pamasë, por do mbani edhe përgjegjësitë tuaja për gjendjen në të cilën ndodheni. Ju beqarët do jeni më me fat. Tashmë do joshin gjithë kohës dhe do arri të bëni për vete persona vërtet me vlera. Sipas Dritare.net, në punë do jene kolegët ata që do ju mbështesin dhe do ju ndihmojnë të arrini objektivat, pasi vetë gjithçka do ishte e pamundur. Në planin financiar do përballeni me vështirësi të mëdha. Pranojeni ndihmën e të afërmve sepse përndryshe nuk do ja dilni dot.
Binjakët
Gjatë kësaj dite duhet te tregoheni sa me të kujdesshëm që të mundeni sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Tregoni edhe më shumë kujdes për ushqimin. Ju të dashuruarit do keni mosmarrëveshje të shumta dhe nuk do merreni vesh aspak me atë që keni në krah. Mërzitja do mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët duhet të tregoheni të duruar sa të mundni sepse përndryshe do bëni gabime me pasoja për të ardhmen. Në punë ruani sa të mundni qetësinë pasi vetëm kështu nuk do gaboni. Në planin financiar do jeni shumë të logjikshëm dhe asnjë problem nuk ka për t'iu dalë. Vazhdoni në rrugën e nisur së fundmi.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite yjet do ju nxitin të reflektoni më shumë dhe të argumentoni çdo vendim që do merrni. Nëse keni një lidhje, do merreni vesh për gjithçka me partnerin dhe marrëdhënia me të ka për të qenë e jashtëzakonshme. Pasditja dhe mbrëmja do ndizen flakë. Ju beqarët nuk duhet kurrsesi të pranoni ftesat e personave që sapo janë divorcuar nga dikush sepse mundet edhe të lëndoheni. Në punë do e arrini më lehtësish gjithçka falë komunikimit dhe shpejtësisë. As vetë nuk e kishit menduar se gjërat mund t’iu ecnin kaq mirë. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë mundohuni që çdo shpenzim ta kryeni me kujdes.
Luani
Gjatë kësaj dite jo çdo gjë do ecë sipas programit dhe në disa raste do ndiheni në udhëkryq. Për ju të dashuruarit e sotmja nuk do jetë shumë e mirë. Do keni herë pas here debate me partnerin dhe nuk do ndiheni të qetë. Ju beqarët do jeni gati edhe për aventura kalimtare, mjafton që të mos mbeteni më të vetmuar si deri më tani. Në punë, nëse i keni menduar mirë gjërat dhe doni të filloni një projekt të ri, tentoni. Në të kundërt nëse nuk ndiheni të sigurt mos hidhni asnjë hap sepse do gaboni. Financat nuk do jenë të këqija, por për shkak të prishjes së një pajisjeje në shtëpi, mund t'iu duhet të shpenzoni më tepër.
Virgjëresha
Jupiteri do ua bëjë çdo gjë edhe më të lehtë sot. Do ndiheni më të qetë në shpirt. Ju të dashuruarit do ndiheni më të sigurt për lidhjen që keni krijuar dhe do ndiheni gati për të hedhur edhe hapa të rëndësishme. Ju beqarët do ndiheni të lirë dhe mund të filloni edhe aventura romaneske. Për ju e rëndësishme është të mos qëndroni më vetëm për asnjë sekondë. Në punë, edhe pse zakonisht ju pëlqen të bëni gjithçka vetë, sot do pranoni të punoni në grup. Në fakt ky është vendimi i duhur për të arritur atë që dëshironi. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj dhe asgjë e keqe nuk ka për t'iu ndodhur.
Peshorja
Marsi ka për të sjellë shumë konflikte gjatë kësaj dite si në shtëpi ashtu edhe në ambiente të tjera. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin ka për të qenë shumë problematike. Nuk do ndiheni mirë asnjë moment dhe në disa çaste madje do qani e do mbylleni në vetvete. Ju beqarët duhet t'i shmangni në maksimum personat që kanë pasur lidhje shumë të gjata sepse dashuri të tilla nuk harrohen lehtësisht. Në punë gjërat nuk do jenë të lehta, por kjo nuk do të thotë që ju të dorëzoheni pa bërë asnjë lloj përpjekjeje. Sipas Dritare.net, financat do jenë mjaftueshëm të mira sa për të bere edhe investime të mëdha.
Akrepi
Gjatë kësaj dite do jeni disi më të ëmbël se më parë. Hëna dhe Mërkuri do ju qëndrojnë parë dhe do iu drejtojnë ku duhet. Nëse jeni në një lidhje, mos bëni gabim të merrni vendime të nxituara sepse shumë shpejt keni për të arritur në ndarje. Duhet të jeni më largpamës dhe më të duruar. Ju beqarët ka mundësi të filloni lidhje afatshkurtra, por mjaft pasionante. Në punë konkurrenca do jetë e fortë dhe kjo gjë do ju stresojë pafundësisht. Shpesh ajo nuk do ju lërë të qetë as të mendoni qartësisht. Buxhetin mbajeni gjithë kohës nën kontroll sepse do keni nevoja edhe më të mëdha disa ditë më vonë. Duhet menduar gjithmonë edhe për të ardhmen.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do dini të përshtateni me çdo situatë dhe do i keni gjërat më të lehta. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e qëndrueshme dhe pa probleme madhore. Çdo gjë ka për të ecur mirë mes jush dhe atij që keni në krah. Ju beqarët do jeni edhe më të hapur dhe do realizoni disa takime vërtet të veçanta. Personat do jenë të zgjuar dhe të bukur. Në punë do ju bëhen propozime shumë interesante të cilat duhet t’i pranoi pa hezituar. Prej tyre mund t’iu ndryshojë komplet e ardhmja. Buxheti do jetë delikat, prandaj nuk është momenti i përshtatshëm për të bërë investime.
Bricjapi
Edhe pse do ju ndryshoje shpesh humori gjatë kësaj dite, planetët do ju ndihmojnë të mos hidhni hapa të gabuara. Nëse keni një lidhje, Saturni do kujdeset tej mase për jetën tuaj sentimentale dhe do mundohet t'iu afrojë sa më shumë me njëri-tjetrin. Mund të keni edhe ndonjë debat të vogël gjatë ditës, por në tërësi marrëdhënia ka për të qenë e begatë. Ju beqarët nuk do ndiheni plotësisht gati për të hedhur hapa. Në punë do jeni disi më të kujdesshëm me hapat që do hidhni edhe pse për të thënë të vërtetën nuk keni për të arritur shumë lart. Me shpenzimet do jeni më të arsyeshëm dhe gjithçka ka për të shkuar më së miri.
Ujori
Urani dhe Dielli do e zbukurojnë jetën tuaj gjatë kësaj dite. Çfarëdo që të ndodhë ju do jeni shumë më të qetë. Për ju të dashuruarit mjedisi yjor do favorizojë rinovimin dhe romantizmin në jetën sentimentale. Qielli i dashurisë do jetë i pastër dhe nuk do ketë asnjë lloj problemi madhor. Ju beqarët do merrni dhe do thoni fjalë të ëmbla dashurie kështu që jeta juaj do fillojë të ketë ndryshime të bukura. Në punë më mirë mos hyni nëpër konflikte me kolegët sepse situata ka për të qenë shumë më e vështirë më pas. Duke qenë se edhe buxheti do jetë i ngrohtë, do arrini të kryeni disa shpenzime të menduara prej javësh.
Peshqit
Do zgjoheni me optimizëm gjatë kësaj dite dhe me shumë dëshirë për t’i bërë gjërat më mirë. Për ju që jeni në një lidhje debatet do shuhen që ne orët e para të mëngjesit dhe nga mesdita e më tej çdo gjë do ecë më së miri. Do jeni edhe më optimiste dhe të gatshëm për të hedhur hapa më tej. Ju beqarët do ndiheni plotësisht të qetë të bëni atë që dëshironi dhe mund të bëni për vete persona mjaft interesantë. Në punë do ecni para e rritmë më të shpejta se më parë. Gabimet e bëra iu janë bërë mësim dhe nuk do i përsëritni më ato. Me financat do keni fat kështu që gjendja do mbetet e pacenuar. /dritare.net