Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Horoskopi i datës 18 tetor 2019

Horoskopi i datës 18 tetor 2019
Dashi

Mendimet tuaja do jenë shumë ndryshe nga ato të të tjerëve sot dhe kjo mund t’iu futë në debate të mëdha. Ju që jeni në një lidhje do keni probleme serioze. Të dy do jeni kokëfortë dhe do doni të dalë e juaja. Nëse vazhdoni me këtë sjellje nuk keni për të shkuar askund. Ju beqarët do jeni të shoqërueshëm dhe të qeshur me gjithë personat që do takojnë. Kjo do bëjë që edhe propozimet të jenë të shumta e serioze. Në punë do ju bëhen propozime mjaft interesante, por nuk do jeni të gatshëm për të bërë ndryshime. Në të vërtetë keni për të humbur mundësi të shkëlqyera. Në planin financiar shpenzoni aq sa ua mban xhepi.

Demi

Mirë është të mos krijoni iluzione të mëdha gjatë kësaj dite sepse keni për t’u zhgënjyer. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e vështirë. Mundet edhe të largoheni paksa nga i dashuri, e nëse prej kohësh keni pasur probleme, mund të ndaheni. Sipas Dritare.net, ju beqarët duhet të bëni edhe pak durim dhe mos tentoni sot të joshni nëse doni të gjeni personin e duhur. Në punë do ju kërkohet nga shefat një rezultat më i mirë kështu që do ju duhet të shtoni përpjekjet për të arritur ku duhet. Tregohuni shumë të matur në planin financiar, por dhe mos ngurroni të merrni iniciativa për të përmirësuar buxhetin.

Binjakët

Gjatë kësaj dite nuk do keni për çfarë të qaheni pasi gjithçka ka për t’i ecur më së miri. Për ju të dashuruar e sotmja do jetë shumë e qëndrueshme. Do bini dakord për gjithçka me atë që keni në krah dhe gjithçka do shkojë më së miri. Ju beqarët do keni një ditë të këndshme edhe pse nuk do e gjeni dot shpirtin tuaj binjak. Në punë do ju ndihmojë si Venusi ashtu edhe Mërkuri. Mund të arrini të nënshkruani kontrata të reja mjaft të rëndësishme. Në planin financiar do jeni mjaft të zotët dhe do e stabilizoni situatën. Gjithçka do shkojë më së miri në këtë fushë.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do keni më tepër besim tek vetja dhe do dini si të veproni në çdo moment. Nëse jeni në një lidhje duhet të veproni me shumë takt dhe diplomaci pasi në të kundërt do fillojnë debatet e zjarrta. Mundohuni që kohën e lirë ta kaloni vetëm pranë miqve të dashur. Ju beqarët do jeni naivë dhe ka rrezik të bini pre e disa personave intrigues dhe përfitues. Në punë duhet t’i bëni gjërat me qetësi sepse nxitimi mund t’iu çojë drejt gabimeve. Keni kohë për çdo gjë prandaj merreni gjithçka sa më shtruar. Situata financiare do fillojë të përmirësohet goxha kështu që nuk do keni më vështirësi për të kryer shpenzimet e nevojshme.

Luani

Shpesh do jeni të paqartë në mendime dhe mund të bëni edhe disa gabime të vogla. Do ketë edhe momente kur do meditoni dhe do shkëputeni nga çdo gjë. Ndikimi i yjeve do jetë kontradiktor për ju të dashuruarit. Në shumë momente do ketë konflikte, por në të tjera do ketë edhe emocione pafund. Nëse jeni vetëm, yjet sot premtojnë ngjarje të jashtëzakonshme, të cilat do ju bëjnë t'iu rrahë zemra pa pushim. Në punë duhet të jeni në koherencë me shokët që të mos mbeteni shumë mbrapa. Në planin financiar duhet të tregoheni gjithë kohës të kujdesshëm sepse po filluan problemet dhe vështirësitë nuk do dini më çfarë të bëni.

Virgjëresha

Sinqeriteti do jetë tipari më i vlerësuar për ju gjatë kësaj dite dhe ai do ju ndihmojë pa masë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me entuziazëm, ngjyra dhe hare. Do ndiheni kurdoherë mirë dhe të plotësuar. Ju beqarët duhet të reflektoni seriozisht para se të hidhni hapa dhe të filloni lidhje pasi përndryshe jeta juaj mund të përkeqësohet në vend që të përmirësohet. Në punë çdo gjë do jetë e mundur mjafton që ju ta bëni me dëshirë. Disa kolegë mund t’i konkurrojnë fort, por nuk duhet të dorëzoheni. Me shpenzimet tregohuni të arsyeshëm dhe nuk do keni probleme.

Peshorja

Komunikimi do jetë pengesa juaj më e madhe gjatë kësaj dite dhe shpesh do iu hapë probleme. Për ju të dashuruarit ka mundësi që e sotmja të jetë disi e ndërlikuar. Disa persona të tretë do kenë ndikim të madh dhe do ju nxitin të mendoni gjëra negative. Për ju beqarët nuk do jete dita më e përshtatshme për të realizuar takime kështu që edhe sot do vazhdoni të mbeteni me të njëjtin status. Sipas Dritare.net, në punë gjërat nuk do jenë shumë të qarta dhe ju shpesh nuk do dini nga t’ia mbani. Dielli do jetë planeti që do ua favorizojë gjithë kohës financat dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

Akrepi

Më shumë se kurrë më parë do ju duhet të shpreheni dhe të komunikoni sot. Vetëm ashtu do zgjidhni problemet. Ju të dashuruarit që keni kohë që jeni në krizë, do ndiheni shumë keq. Debatet do jenë më të forta se më parë dhe mund të merren edhe vendime përfundimtare. E mira është që ju sa më parë të këshilloheni me specialistë në mënyrë që ta shpëtoni lidhjen. Ju beqarët nuk do jeni me shumë fat në dashuri. Në punë do jeni mjaft të përqendruar, por shumë persona do ju ndërhyjnë për t’ua prishur planet. Sektori i financave herë pas here do ketë tronditje kështu që duhet bërë kujdes me shpenzimet.

Shigjetari

Rehatia as që do ekzistojë gjatë kësaj dite, përkundrazi shpesh do keni mosmarrëveshje dhe konflikte. Nëse keni një lidhje, bëni kujdes me debatet dhe mosmarrëveshjet sepse nëse situata del jashtë kontrollit vështirë se mund ta riktheni gjendjen si më parë. Ju beqarët do keni disa takime, por asnjëra prej tyre nuk do përfundojë në një lidhje. Në punë do keni shumë konkurrencë të fortë dhe duke nxituar të bëni diçka më shumë, mundet edhe të gaboni rëndë. Gjërat nuk do jenë aspak si i mendonit. Ekuilibri financiar do jetë gjithë kohës i mbrojtur. Do arrini të bëni edhe ndonjë investim të vogël pa ju dridhur dora.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite mund të gjeni disa zgjidhje për gjërat që ju kanë shqetësuar, megjithatë sërish nuk do jeni plotësisht të qetë. Ju të dashuruarit do mendoni më tepër për veten duke e lënë pas dore partnerin. Kjo gjë do shkaktojë debate të njëpasnjëshme. Ai mund t'iu thotë edhe disa fjale të rënda që do ju nxitin të reflektoni gjatë. Ju beqarët do keni plot mundësi për aventura kalimtare, por jo për lidhje serioze. Në punë mos ua tregoni planet kolegëve sepse ata nuk do tregohen diskretë. Keni për t’u penduar shpejt, por do jetë vonë. Gjendja e financave do fillojë të normalizohet më shpejt nga sa mendonit.

Ujori

Gjatë kësaj dite, për të marrë diçka që doni, për të tejçuar një mesazh ose për të mbrojtur një pikëpamje, do përdorni argumentet e duhura. Një fllad i ngrohtë pasioni do fryjë për ju që keni një lidhje. Pranë partnerit do ndiheni për mrekulli dhe ne disa momente nuk do ju besohet se jeni ne realitet. Beqaret do jene shume joshës dhe te gatshëm për te bere edhe sakrifica ne mënyrë qe ta ndryshojnë statusin. Në punë Dielli do ju drejtojë ku duhet dhe mundësitë për t’ia dalë do i keni më të mëdha. Për financat do ju mbështesin mjaft familjarët dhe gjendja do mbetet e mirë.

Peshqit

Argëtimi i tepruar mund t’iu kushtojë shumë gjatë kësaj dite, kështu që duhet të bëni kujdes. Ju të dashuruarit do merreni vesh për gjithçka me atë që keni në krah dhe asnjë moment nuk do ju dalin probleme apo mosmarrëveshje. Edhe debatet e së shkuarës do i lini pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët jo vetëm që do keni takime, por do filloni edhe lidhje shumë të kënaqshme. Në punë nuk do keni shumë durim  dhe mundet të hidhni hapa të nxituara. Mirë është të këshilloheni me miq të mirë ose kolegë të vjetër. Financat do dini si t'i menaxhoni në çdo moment kështu që nuk do hasni asnjë vështirësi. /dritare.net