

Dashi- 21.03-20.04
Të ndërtoni diçka me vlerë me një grup të madh të njerëzve është pikërisht sfida për të cilën keni nevojë. Ju gjithmonë keni pëlqyer të punoni me duart tuaja. Nëse nuk keni përvojë me konstruksion, merrni disa leksione. Ju nuk keni nevojë të jeni mjeshtër i zanatit për të qenë i dobishëm. Vetëm edhe njohja e gjërave elementare do t’ju bëjë një person të çmuar të komunitetit. Kur të keni përfunduar së luajturi, pastroni dhe shkoni në një vend joshës. Do të jepni përshtypje shumë të mirë në ndejën me plot shkëlqim.
Demi- 21.04-20.05
Të sfiduarit e një figure autoritare nuk është kurrë i këndshëm, por duhet të bëhet. Nuk keni tolerancë për marrëzi. Derisa më tepër do ta ndiqni shembullin e dikujt tjetër, ju me siguri jeni i vetmi që mund të shpëtojë një projekt të rëndësishëm. Përdorni ekspertizën tuaj për të deleguar punët e drejta njerëzve të përshtatshëm. Nëse dikush nuk dëshiron të kooperojë, dorëzojani përgjegjësitë e tyre një anëtari më energjik të ekipit. Kjo do të tregojë që nën vëzhgimin tuaj, ka stimulime për zell dhe entuziazëm.
Binjakët- 21.05-20.06
Ju jeni të gatshëm të provoni diçka të re, veçanërisht nëse është i përfshirë elementi i rrezikut. Edhe pse ata kanë menduar për mirë, familja juaj ju ka rritur për të qenë tepër të kujdesshëm. Kjo me të vërtetë nuk i përshtatet stilit tuaj. Ju jeni aventurist në zemër, dhe keni nevojë të eksploroni botën rreth jush sa më shumë që të është e mundur. Rutinat e mërzitshme ju bëjnë të ndiheni të irrituar dhe të zemëruar. Bëjeni më të mirën për të risiguruar një të dashur apo partner në biznes që interesat tuaja të reja nuk do të vënë në rrezik lidhjen tuaj. Ju jeni besnik ndaj njerëzve, jo ndaj procedurave.
Gaforrja- 21.06-20.07
Një lidhje pasionante është duke u bërë edhe më e nxehtë dhe ju mezi i largoni duart nga dashuria e juaj. Fatmirësisht, ndjenja është reciproke. Asnjëherë nuk keni qenë më atraktiv. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të blerë disa të brendshme tërheqëse dhe artikuj të shtrenjtë për tualetin. Trajtoni këto si investime për vetë lumturinë tuaj. Kur e përkëdhelni anën tuaj sensuale, do të bëheni më e lumtur po ashtu edhe në rrugët tjera të jetës. Ana juaj kreative rrjedh më lirshëm dhe keni më shumë energji për punë.
Luani- 21.07-20.08
Jeni duke u lodhur duke qenë i mirë me dikë që gjithnjë nuk është duke ju përulur. Nëse tregoni autoritet më të madh do të shtoni dinamikën në jetën tuaj, dhe po ashtu do të fitoni respekt të ri. Nëse jeni të etur për bukur, atëherë argëtojeni veten në shoping. Blerja e disa rrobave dhe aksesoreve të reja do t’i japë shpirtit tuaj ngritjen për të cilën keni pasur nevojë. Nëse jeni duke negociuar një marrëveshje, atëherë punoni shumë për të arritur marrëveshjen në favorin tuaj. Mos u merakosni për atë nëse dukeni për së tepërmi agresiv. Në këtë garë, qeni me lehjen më të zhurmshme do të jetë fitimtar.
Virgjëresha- 21.08-20.09
Fillimi i përballimit me zemërimin tuaj është kritik për shëndetin tuaj të mirë. Në të kaluarën keni hequr shumë për të fshehur ndjenjat nga bota. Jeni frikësuar nga të qenit jo i njohur nëse të tjerët do të dinin çka keni ndier me të vërtetë. Shumë njerëz ndajnë emocionet tuaja. Duke treguar dhembshuri për kolegët tuaj do të pakësoni shumë tension. Po ashtu do të përpiloni një plan për të përfunduar një dinamikë të fuqishme toksike. Ditët e të rënit dakord me një figurë autoritare neurotike kanë përfunduar. Është koha të drejtoheni në një regjim të ri!
Peshorja- 21.09-20.10
Jeni specialist që punoni shumë pa pasur pushim. Asgjë nuk do të pengojë hapin tuaj të madh në këtë mbrëmje. Shkuarja prej një ndeje në tjetrën vetëm i shton benzinë zjarrit. Nëse jeni beqar do të keni një takim joshës me një atlet në gjendje të mirë. Të qenit të dëshiruar dhe të kërkuar në këtë mënyrë i jep egos suaj shtytjen e nevojshme. Po ashtu do t’ju bëjë një “mall” të nxehtë në tregun e romancës. Njerëzit gjithmonë duan atë çka kanë të tjerët. Sigurojuni ta pranoni një ftesë në një ndodhi familjare.
Akrepi- 21.10-20.11
Besojuni instinkteve tuaja kur bëhet fjalë për një problem familjar. Të kërkoni mënyra tjera për sjelljen e keqe të të afërmit vetëm do ta bëjë situatën më keq. Fatmirësisht, kurrë nuk keni pasur vështirësi të diskutoni për subjekte serioze. Duke i lënë të dashurit tuaj të jetë i vetëdijshëm për situatën tuaj, ata të paktën do të provojnë ta organizojnë veten. Mos e largoni një kompliment të mrekullueshëm. Lërini këto fjalë lavdëruese të depërtojnë në shpirtin tuaj, që ata të mund t’ju lartësojnë dhe transformojnë.
Shigjetari- 21.11-20.12
Një rival mbivlerëson talentet e veta, duke ju bërë edhe më të vendosur të performoni më mirë se ai apo ajo. Shfrytëzojeni këtë mundësi të merrni pjesë në garë. Ju jeni të sigurt që do të tërhiqni një bazë të tërë të re adhuruesish, njëherë kur të gjithë do të kenë ndjenjën se sa të talentuar ju jeni. Mos u befasoni nëse ju ofrohet një punë eksituese. Të paguheni për diçka që doni është ëndërr e bërë realitet. Merrni guxim dhe ndryshoni drejtimet. Kurrë nuk është vonë të realizoni një ëndërr.
Bricjapi- 21.12-20.01
Kjo është një nga ato kohë kur duhet të shpenzoni para për të bërë para. Të investoni në disa pajisje të shtrenjta zyre është mërzi, por kjo do t’ju japë pajisjet që i kërkoni. Pyesni një mik që ka njohuri të kualifikuara në teknologji. Këshilla e tyre do t’ju ndihmojë të merrni pajisjen më të mirë për çmimin më të ultë. Ta ripërtërini edhe pamjen mund të jetë po ashtu mjaft e dobishme. Është lehtë për të pasur besim në dikë që përcjell trendet më të reja.
Ujori- 21.01-20.02
Jini të përgatitur të luftoni për një çështje që është afër zemrës suaj. Jeni lodhur të keni afër persona mburracakë të ngarkuar për projekte për të cilat nuk janë asnjë lidhje. Mos u frikësoni t’i vini në pyetje pretendimet e tyre, dhe të jeni të gatshëm të bëni disa tuajat. Mbështetja e deklaratave me fakte dhe figura do të kthejnë rrjedhën në favorin tuaj. Besoni instinktet për dikë që duket se është flirtues me ju. Ky person ka qenë duke ushqyer simpati të fshehtë për ju.
Peshqit- 21.02-20.03
Gjeni një dalje për talentin tuaj kreativ. Në kohët e fundit, është dashur t’i shtypni të gjitha idetë tuaja për hir të një sundimi egoist. Ju e dini që instiktet tuaja janë më të mira, por keni mungesë të fuqisë për t’i vënë veprim. Mënyra më e mirë për t’i kaluar këto frustrime është të bëheni kapiten i anijes suaj. Përfshijeni veten në një çështje kreative dhe inovative, dizajnoni një linjë të veshjes, apo rregulloni një libër me fotografi. Një projekt i madh është vetëm një ngritje e egos për të cilën keni nevojë.

















