Horoskopi i datës 14 nëntor 2019

Dashi

Marsi do ju bëjë edhe më aktive sot  dhe të gatshëm për të bërë gjëra interesante. Nëse keni një lidhje do mundoheni t’i mbani larg mosmarrëveshjet dhe do i jepni prioritet komunikimit. Në mbrëmje ambienti do ngrohet akoma më shumë. Ju beqarët do keni pak frikë të dilni me personat që do iu joshin sepse nuk do iu besoni atyre plotësisht. Në punë mund të ndryshoni edhe pozicion kështu që përgatituni. Mos i merrni gjërat me frikë sepse nuk ka asnjë arsye. Në planin financiar Hëna gjendja do jetë e mirë dhe ju do vazhdoni të tregoheni të matur me gjithçka.

Demi

Kushtojuni më tepër rëndësi personave të dashur gjatë kësaj dite sepse vetëm ata mund t’ua përmirësojnë jetën. Nëse keni një lidhje dhe kohët e fundit e keni lënë shumë pas dore partnerin, sot duhet të bëni të pamundurën që te përkujdeseni më tepër për të. Nëse e neglizhoni akoma atë, mes jush do thellohet hendeku. Ju beqaret do bëni të pamundurën që ta bëni për vete dikë, por për fat të keq nuk do ja arrini dot qëllimit. Sipas Dritare.net, në punë do doni të bëni shumë gjëra njëherësh dhe mund të ngatërroheni pak. Me mbështetjen e disa kolegëve gjërat do ecin më mirë. Në planin financiar do mbizotërojë gjatë gjithë kohës ekuilibri dhe nuk do keni për çfarë të ankoheni.

Binjakët

Hëna do ju bëjë me humor të mirë gjatë kësaj dite dhe ju do jeni të gatshëm të bëni gjithçka për ta përmirësuar jetën. Nëse jeni në një lidhje, disa çaste romantike dhe një darke me qirinj do ju bëjë shumë mirë. Keni për të përjetuar emocione të fuqishme dhe do e kuptoni më mirë se partneri është i duhuri për të kaluar gjithë jetën. Ju beqarët më mirë t’i merrni gjerat shtruar dhe të mos nxitoheni të hidhni menjëherë hapa. Në punë duhet të ndërmerrni më shumë iniciativa në mënyrë që të arrini atje ku doni. Po ndenjët në një vend nuk do fitoni asgjë. Financat do përmirësohen goxha dhe nuk do keni asgjë për çfarë të ankoheni.

Gaforrja

Nuk do ndiheni shumë të lumtur gjatë kësaj dite dhe një pjesë të fajit e keni vetë. Nëse keni një lidhje dhe nuhasni se marrëdhënia me partnerin ka filluar të ftohet disi, bëni të pamundurën që të riorganizoni gjithçka e të merrni masa. Po filluan problemet më të mëdha, zor se mund të riktheheni më mbrapa në kohë. Ju beqarët duhet të tregoheni më të arsyeshëm në mënyrë që mos gaboni me zgjedhjet. Në punë do jeni më të organizuar. Edhe pse mund t’iu dalin pengesa dhe sfida të vështira nuk duhet ta ulni kokën. Askush nuk është më i mirë se ju. Buxhetin duhet ta riorganizoni sa më parë që situata të përmirësohet.

Luani

Dita e sotme nuk ka për të qenë ashtu si e keni pritur dhe në disa momente problemet do jenë serioze. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë delikate. Mund të keni edhe konflikte të vogla me partnerin dhe do ndiheni vërtet keq në disa momente. Ju beqarët do ndodheni përpara zgjedhjesh të vështira dhe nuk do dini çfarë të bëni. Këshillave të miqve duhet t’ua vini veshin më shumë. Në punë mund t’iu bëhen disa propozime, por ju nuk do jeni të gatshëm t’i pranoni. Dijeni se do gaboni dhe kjo mundësi nuk do iu jepet herë tjetër. Financat duhen pasur kujdes sepse nga momenti në moment situata mund të ndërlikohet.

Virgjëresha

Nuk do ndiheni të stresuar si më parë gjatë kësaj dite, përkundrazi do jeni më optimistë. Për ju të dashuruarit, jo vetëm që nuk do ketë probleme, por marrëdhënia me partnerin do jetë edhe më e animuar dhe emocionuese. Për ju beqarët, mundësitë për takime do jenë disa. Ju duhet të shfrytëzoni gjithsecilën për të tërhequr pas vetes personin më të përshtatshëm. Në punë do tregoheni mjaft profesionistë dhe do i kaloni shpejt edhe vështirësitë që do iu dalin. Do jeni tejet të vëmendshëm në çdo gjë. Buxhetin nuk do e menaxhoni si duhet dhe gjendja do jetë goxha delikate.

LEXO DHE :  Dhurata nga babagjyshi/Studentët surprizojnë fëmijët e prekur nga tërmeti në Bubq

Peshorja

Me qetësi, komunikim dhe durim sot dot kaloni çdo lloj vështirësie. Për ju që keni një lidhje, jeta sentimentale do përmirësohet edhe më shumë. Do jeni më të logjikshëm dhe më të matur të dyja palët e nga ana tjetër do hapni rrugë më tepër. Ju beqarët do keni mundësi reale për të filluar një lidhje, por do jeni në mëdyshje ndërmjet zgjedhjes se një personi romantik e te qetë dhe një pasionanti e të vrullshëm. Në punë nuk do lejoni emocionet t’iu drejtojnë. Do i shtoni dozat e imagjinatës dhe përpjekjet për të arritur atje ku doni. Shumë gjëra do ndryshojnë për ju. Sipas Dritare.net, sektori i financave nuk do ketë asnjë lloj problemi.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do doni të keni përherë të drejtë dhe kjo mund t’iu hapë disa probleme të vogla. Nën ndikimin e madh të Venusit, për ju të dashuruarit, e sotmja do jetë e begate. Do jeni më të afërt me atë që keni në krah dhe gjithçka mes jush do ecë mirë. Ju beqarët do jeni të palogjikshëm dhe ka rrezik të hidhni hapa të gabuara për të cilat do vuani shumë më vonë. Në punë do keni ide shumë interesante dhe strategji të mira për të arritur rezultatet e shumëpritura. Gjërat për ju do marrin një tjetër kthesë. Buxheti do jetë goxha delikat. Mundohuni të riorganizoheni dhe të merrni masa sa më parë.

Shigjetari

Neptuni do sjellë qetësi absolute në jetën tuaj. Nuk do ndodhin as probleme, por as ndonjë gjë shumë e bukur. Për ju të dashuruarit e sotmja ka për të qenë rutine. Vërtet nuk do keni debate me partnerin, por nuk do përjetoni dot as emocionet e forta që keni ëndërruar gjithmonë. Ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri dhe do vazhdoni të mbeteni të vetmuar. Në punë do e keni rrugën të lirë për të shprehur idetë dhe kreativitetin tuaj. Shumë gjëra do ndryshojnë rrënjësisht për ju dhe duhet të përgatiteni. Të ardhurat nuk do ju mjaftojnë për të kryer të gjitha nevojat kështu që me patjetër do ju duhet të kërkoni hua.

Bricjapi

Mërkuri do ua bëjë ditën të bukur sot dhe nuk keni për të pasur probleme. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e kënaqshme. Do kaloni edhe momente romantike me partnerin dhe zemra do ju rrahë më fort. Nëse jeni beqarë, edhe sikur të doni, nuk do i rezistoni dot shigjetës së Kupidit. Jeta për ju do ndryshojë për mirë përgjithmonë. Në punë do i keni idetë shumë më të qarta dhe do gjeni momentin e duhur për të vepruar. Shumë nga kolegët do ju vështrojnë me kërshëri. Për të përmirësuar financat mos besoni tek lojërat e fatit sepse do dilni më të humbur.

Ujori

Gjatë kësaj dite nuk do keni shumë dëshirë të dilni dhe do shkëputeni nga të gjithë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj nuk ka për të qenë shumë e mirë. Kujdes me çdo fjalë që do thoni sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit në çdo moment dhe mund te vijë shpejt ndarja. Nëse jeni beqarë më mirë të mos nxitoheni dhe të prisni ende kohë para se të bëni ndryshime në jetën tuaj. Në punë do jeni shumë vigjilentë dhe do i dëgjoni me kujdes eprorët kur t’iu këshillojnë. Në momentet delikate do dini të ruani edhe kontrollin. Buxheti duhet pasur më tepër nën kujdes sepse situata nuk do jetë e kënaqshme.

Peshqit

Gjatë kësaj dite gjërat kanë për të qenë shumë të bukura dhe ju do ndiheni të gëzuar. Për ju të dashuruarit e sotmja nuk do jetë e këndshme. Do jeni të hapur dhe do flisni për çdo gjë me atë që keni në krah. Mosmarrëveshjet e vogla do lihen mbrapa krahëve. Ju beqarët nuk do i keni mendimet shumë të qarta dhe nuk do dini çfarë zgjedhjesh të bëni. Në punë më në fund do iu jepet detyra që e keni ëndërruar prej kohësh. Do ndiheni edhe më mirë me veten. Me financat duhet thjesht të jeni sa më të kujdesshëm dhe gjendja nuk do ketë asnjë përkeqësim. /dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.