

Aty ku ka gjithçka, do të gjeni edhe gamën më të madhe të parfumeve dhe produkteve kozmetike, që nga viti 1997.
Ka plot të zgjedhësh, por ne ju sugjerojmë linjën e parfumeve Storie Veneziane.
Storie Veneziane , është linja e parfumit të parfumeve, përgjatë këtij viti. Një ndërthurje mes artit dhe parfumerisë. Një linje e re parfumesh, që tregon histori dashurie dhe intrigash, frymëzuar nga një qytet si Venezia.
5 lloje të ndryshme aromash, Alessandrite I, Verde Erba I, Rosso I, Gaggia Medio Iand Blu Cobalto I, ku secila prej tyre, përfaqëson një lagje në Venecia të Italisë.
Art më vete, janë edhe shishet në 5 lloje ngjyrash, të dizajnuara nga artisti venecian Leonardo Cimolin.
Cilësia kryesore e xhamit është transparenca e saj. Ndaj e veçanta, në këto 5 shishe, është përdorimi i xhamit, Murano, një tjetër histori veneziane.
Venecia, kryqëzimi i rrugëve tregtare të erëzave, mëndafshit dhe parfumit, frymëzoi krijimin e kompozimeve të këtyre parfumeve, që pasqyrojnë të gjitha hijet e këtij qyteti.
Me Verde Erba, frymëzuar nga lagja e gjelbër, Pontille Sant’Elena do të përjetoni një freski ekzotike tropikale dhe lulesh, të ndërthurura me aromat e lehta të erëzave dhe drurit.
Alessandrite I, frymëzuar nga L'Arsenale, një lagje e gjallë, moderne mbushur me art, ku ndërthuren esencat e portokallit (bergamot) dhe jaseminit.
Rosso I, është një përzierje e aromës së manave, trëndafilave dhe manaferrave rozë. Frymëzuar nga një trëndafil që rritet në një tërfil të fshehur.
Aroma e katërt në koleksion është Gaggia Medio I, frymëzuar nga rrugicat e Dorsoduro. Një zonë e ndjeshme dhe e izoluar. Trotuaret janë aq të ngushta sa kur ecni nëpër rrugë, lëkura juaj duhet të prekë muret rreth jush. Aroma frymëzohet nga intimiteti i ngrohtë. Një ndërthurje e aromave të drurit dhe erëzave.
Në fund, Blu Cobalto I, i frymëzuar nga Campo San Moise një vend luksoz, në Venezia. Është një aromë toke, provokuese, e ekuilibruar me aromën e kakaos.
Pesë lloje të ndryshme, për femra delikate, elegante, dhe të guximshme. Dhurata ideale, për këtë fundvit.
Ndaj mos u mendo dy herë, por vrap te Dimo Center, në ish-bllok, rruga Pashko Vasa. Për t'i bërë dashurisë tuaj, një dhuratë dashurie./L.F-dritare.net

















