Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Si do të funksionojë shkolla shqipe në Mançester! Flet Erisa Isufaj!

Si do të funksionojë shkolla shqipe në Mançester! Flet

Në datën 11 janar në Manchester, Britani e Madhe do të hapet shkolla shqipe “28 Nëntori”, një projekt i shumëpritur për komunitetin shqiptar. Nismëtarja dhe financuesja e shkollës shqipe është Erisa Isufaj. E ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga zonja Isufaj tregon se ideja për hapjen e shkollës ka lindur para gjashtë vitesh, si një hap për ruajtjen e identitetit kombëtar.

Si do të funksionojë shkolla shqipe në Mançester! Flet

Erisa Isufaj thekson rëndësinë e kësaj shkolle për fëmijët shqiptarë në diasporë, të cilët shpesh ndihen të izoluar dhe pa një identitet të qartë. Kjo shkollë jo vetëm që u jep atyre mundësinë për të mësuar gjuhën shqipe, por edhe për të ndërtuar një ndjenjë përkatësie dhe komuniteti.

“Kur linda djalin e pashë të domosdoshme një shkollë shqipe në qytetin ku jetoja. Kur djali po rritej, më tha që ndihej vetëm. Dhe unë aty mendova se ka edhe shumë fëmijë të tjerë që ndihen vetëm. Ndihen vetëm sepse ndihen sikur nuk i përkasin një vendi dhe nuk kanë një identitet të tyre. Nuk kanë mbështetje apo një grup personash që kanë të njëjtën origjinë. E mora përsipër duke e dashur gjuhën shqipe. Shkollës ia vendosëm emrin 28 Nëntori dhe e kam vendosur në shenjë respekti për shkollën time në Berat. Ne jemi rritur me shumë dashuri, kjo dashuri na mban lidhur me njëri-tjetrin. Shkolla nuk do jetë vetëm për shkrim dhe lexim. Do jetë 1 orë e gjysmë shkrim e lexim dhe më pas ka aktivitete të ndryshme. Shkolla shqipe në Mançester nuk është e vetmja në Britani të Madhe, ka edhe në qytete të tjera. Në Londër ka 20 vjet që është hapur. Pastaj njëra është në Birmingham, një tjetër në Liverpul. Zonjat që drejtojnë shkollat më kanë mbështetur shumë në nismën time. Për momentin janë vetëm fondet e mia personale që do financojnë shkollën. As Shqipëria, as Kosova nuk kanë mundësi të na ndihmojnë me fonde, veç na kanë dërguar librat për mësimin e gjuhës shqipe.”, thotë zonja Isufaj në DritareTV./K.C/dritare.net