Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Rudina Xhunga: Zgjohu Delvina! Turizmi do të nisë nga këto saraje!

Rudina Xhunga: Zgjohu Delvina! Turizmi do të nisë nga këto

Kthejini në fabul turistike, heronjtë, njerëzit që kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare, ky ishte mesazhi i gazetares Rudina Xhunga, pasi vizitoi nga afër shtëpinë ku ka lindur kryeministri Sulejman Delvina.

Rudina Xhunga: Zgjohu Delvina! Turizmi do të nisë nga këto

Kjo është historia e një konaku në Delvinë, ku lindi kryeministri i 1920-ës, që më pas e trashëgoi lagjja, e ndanë në shumë hyrje dhe e jetuan brez pas brezi. Por askush nuk vuri asnjëherë një pllakë!

Zgjohu Delvina. Turizmi do nisë nga këto saraje, shkruan më tej në Instagram, gazetarja Xhunga.

Rudina Xhunga: Zgjohu Delvina! Turizmi do të nisë nga këto

“Kjo është shtëpia ku lindi Sulejman Delvina, shtëpia e një kryeministri. Në Delvinë, ku tjetër. Një ditë kur të vini në Delvinë, dhe të shihni gjithçka ofron një prej qyteteve më të pa treguara të Shqipërisë, duhet të vini për të njohur shtëpinë e kryeministrit Delvina. Duhet parë patjetër se çfarë shtëpie është, ku të zotët janë kujdesur dhe e kanë restauruar atë. Sulejman Delvina është kryeministër i 1920-ës. Sulejman Delvina është më shumë se kaq, ishte patriot shqiptar. Sulejman Delvina është bashkuar në shumë lëvizje, në atë të Fan Nolit, lëvizjeve kundër Esat Pashë Toptanit, ka qenë ministër i Brendshëm dhe i Jashtëm. Ka qenë një njeri i angazhuar, ka mërguar dhe më pas u kthye të vdesë në Vlorë.

Kjo shtëpi ka një histori të jashtëzakonshme për Delvinën, por dhe për patriotizmin shqiptar!

Rudina Xhunga: Zgjohu Delvina! Turizmi do të nisë nga këto

Ndaj ejani dhe vizitojeni këtë shtëpi. Do vijë dita që do të jenë më tepër publike, shtëpitë ku kanë lindur patriotët shqiptar”, tregon gazetarja Rudina Xhunga, pasi hapi derën e banesës ku ka lindur kryeministri. Delvina, qyteti i njerëzve mikpritës dhe punëtorë duhet të tregohet më shumë që të kthehet pikë e nxehtë e turizmit shqiptar. Nëse do të ketë më shumë bujtina, do të tregohet dhe historia e njerëzve më të rëndësishëm që kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare.

“Kjo është dhoma ku ka lindur kryeministri shqiptar, një prej njerëzve më të rëndësishëm të historisë të këtij qyteti. Duhet ta ketë fotografinë në çdo vend, njeriu i rëndësishëm për Delvinën. E gjithë dhoma është e mobiluar me stilin e dhomave të vjetra, me krevatin, bufenë si dikur. Ka shumëçka nga kohëra të shkuara, edhe pse nuk të kujton asgjë si muze nga Sulejmani, mban histori të asaj që kemi kaluar.

Rudina Xhunga: Zgjohu Delvina! Turizmi do të nisë nga këto

Përfytyroni një shtëpi e tillë të kthehet në bujtinë. Bujtina Sulejman Delvina!

Delvina kërkon fabul sepse njerëzit i ka. Thjesht janë duke punuar në Greqi. Nëse kthehen dhe i hapin këto dyer ky vend do t’ju magjepsë. I keni të gjitha, keni ajrin, keni bimët medicinale, njerëzit mikpritës e punëtorë, e keni edhe fabulën. Hapini këto dyer, kthejini në bujtina, që njerëzit të mos dynden në Sarandë, por të vijnë të çlodhen në Delvinë.

Rudina Xhunga: Zgjohu Delvina! Turizmi do të nisë nga këto

Nga shtëpia e Sulejman Delvinës ju them u hapshin të gjitha shtëpitë që kanë një histori në këtë vend!”, ky ishte mesazhi i gazetares Rudina Xhunga, që vendosi ta ndajë me të gjithë ndjekësit e DritareTv./M.K-dritare.net