Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Nga kopshti në tryezë, kuzhina e Sabriut në Rabdisht të Dibrës

Nga kopshti në tryezë, kuzhina e Sabriut në Rabdisht të

Në bujtinën “Guest House Sabriu”, në fshatin piktoresk të Rabdishtit, çdo pjatë ka një histori. Nuk është restorant me menu të shkruar, por një kuzhinë që funksionon me dashuri, sezon dhe duar të arta.

Sabriu dhe bashkëshortja e tij punojnë krah për krah, ai në mikpritje, ajo në gatim, për të krijuar një përvojë të paharrueshme për çdo vizitor që kalon pragun e kësaj shtëpie. Ajo i mirëpret me jufka të freskëta, ai i çon në kopsht për të mbledhur kastravecë, domate dhe koper.

“Këtu çdo gjë është e prodhuar vetë,” thotë Sabriu për Dritare TV. “Kemi mbjellë fara autoktone, domate, speca, qepë, kastravecë, sallatë. E gjithë perimorja që përdor gruaja ime në kuzhinë, vjen nga bahçja jonë.”

Nga kopshti në tryezë, kuzhina e Sabriut në Rabdisht të

Vizitorët nuk hanë vetëm, ata marrin pjesë në proces. Ndihmojnë për të përgatitur jufkat, për të prerë sallatën, për të hedhur pak kripë sipas shijes së zonës. Dhe mbi të gjitha, ndajnë një tryezë ku gatimi nuk është vetëm ushqim, është kujtesë, ndjenjë, bashkim.

Nga pilafi me mish qingji, te lakrori me petë të hapura në dorë, nga fasulet me qepë e vaj ulliri, te qullin me gjalpë, çdo shije është një dëshmi e kulturës shqiptare që vazhdon të jetojë.

Në këtë bujtinë nuk ka shërbim luksoz, por ka diçka më të rrallë: shije që të prekin shpirtin.
Sepse kur ushqimi vjen nga toka dhe nga zemra, jo vetem të ngop, por edhe të lidh./ dritare.net