Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

49 dhe 28 vjeç. Ky është çifti më i ri i showbiz-it!

49 dhe 28 vjeç. Ky është çifti më i ri i

Këngëtarja e njohur australiane Sia dhe ylli i reality-show-t “Too Hot To Handle”, Harry Jowsey, kanë befasuar publikun me një paraqitje të papritur dorë për dore pas një darke romantike në Los Anxhelos, duke ndezur thashethemet për një lidhje të re mes tyre.

Sia, 49 vjeç, dhe Harry, 28, u panë duke buzëqeshur teksa largoheshin nga restoranti “Ca’ Del Sole”, ku kaluan një mbrëmje të këndshme në shoqërinë e njëri-tjetrit. Sipas raportimeve, ata dukeshin shumë të afërt, me Harry-n që mbante dorën e këngëtares ndërsa bisedonin me entuziazëm, dhe Sia qeshte e përqendruar te ai.

Kjo dalje ndodhi pak para se të dy t’i bashkoheshin një grupi miqsh të njohur në koncertin “Lifetimes” të Katy Perry-t, një bashkëpunëtore e hershme e Sias.

Sia është beqare që prej marsit të këtij viti, kur njoftoi ndarjen nga bashkëshorti i saj i dytë, duke përmendur “mosmarrëveshje të pakapërcyeshme” si arsye për divorc.

Nga ana tjetër, Harry Jowsey është i njohur për romancar e tij që nisën me famën në vitin 2020 nga “Too Hot To Handle”. Ai është përfolur për lidhje me disa prej yjev të atij reality show, Francesca Farago, Georgia Hassarati dhe Jessica Vestal nga “Perfect Match”. Në vitin 2023 u përfol edhe për një romancë me partneren e tij në “Dancing With The Stars”, Rylee Arnold, por më vonë e mohoi, duke pranuar se kishte një lidhje sekrete gjatë kohës së spektaklit, e cila besohet të ketë qenë me Jessicën, por që përfundoi për shkak të spekulimeve.

Aktualisht, Harry ka nisur një podcast të quajtur Boyfriend Material, ku flet hapur për sfidat e tij në dashuri, ndërsa pritet të rikthehet në ekran me një projekt të ri në Netflix.

Nëse ky takim ishte vetëm miqësor apo diçka më shumë, mbetet për t’u parë, por për momentin, duket se Sia dhe Harry po e shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit./K:C/dritare.net