Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama ironizon Lulzim Bashën: Ku je mor artist, mbete te 7x7!

Rama ironizon Lulzim Bashën: Ku je mor artist, mbete te 7x7!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me tonin ironik ndaj kundërshtarëve politikë, duke bërë një batutë publike me ish-kryetarin e Partisë Demokratike dhe kreun aktual të Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha. Rama e ironizoi mungesën e tij në publik pas zgjedhjeve të 11 majit, duke thënë se ka humbur dhe nuk po e ndjek më as politikën.

“More Lul, ku je mor artist? U bë shumë kohë që s’të shoh. S’më ndoqe që s’më ndoqe, mbete atje, te 7 herë 7!”, u shpreh Rama me humor, duke iu referuar në mënyrë satirike një moment të njohur të Bashës lidhur me matematikën.

Në të njëjtën dalje, Kryeministri komentoi edhe një nga temat e debatuara kohët e fundit çështjen e dëmshpërblimeve për ndërtimet pa leje, duke u shprehur prerë se gjatë qeverisjes së tij kjo nuk do të ndodhë.

“Për çështjen e dëmshpërblimeve për ndërtimet pa leje, kur të vijë Luli në pushtet le ta bëjë. Sa të jem unë, kjo nuk do të ndodhë. Ka shumë të tjerë para Lulit për dëmshpërblim,” tha Rama, duke përjashtuar mundësinë e një amnistie financiare për ndërtimet informale.

Këto deklarata vijnë në një moment ku opozita duket e përçarë dhe e dobët në terren, ndërsa figura si Lulzim Basha janë bërë të padukshme pas humbjes së thellë në zgjedhjet vendore të këtij viti./L.F-dritare.net