'Kush është ai njeri me mjekër?' SI Lia Tosi e kujton kthimin e babait nga lufta!
Dritare.net

Me përfundimin e luftës, për shumë partizanë italianë në Shqipëri, ëndrra e kthimit në shtëpi nuk u realizua menjëherë. Një marrëveshje mes qeverisë së re shqiptare dhe autoriteteve italiane, përcaktoi që specialistët, veçanërisht mjekët, të qëndronin për të ndihmuar në rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta.
Carlo Tozi, së bashku me kolegët e tij Nino Virtuali dhe Giuseppe Santori, u transferuan në Spitalin Civil të Tiranës. Ndërsa prisnin riatdhesimin e premtuar, ata vazhduan të shërbenin me përkushtim, duke punuar nën drejtimin e kirurgut të njohur shqiptar, profesor Lozi.
Kjo ishte një periudhë pritjeje të gjatë, por më 15 nëntor 1945, zilja e derës në shtëpinë e familjes Tozi në Pistoia solli fundin e një pritjeje të gjatë dhe plot ankth. Pas një arratisjeje spektakolare nga Tirana me një avion sanitar, Carlo Tozi më në fund u kthye në shtëpi. Lia Tosi, vajza e doktorit italian kujton frikën kur pa një burrë të panjohur me mjekër të gjatë, duke bërtitur 'Kush është ai njeri në shtrat me mamin tim?'.
Ishte një reagim fëmijëror ndaj një figure atërore të transformuar nga vuajtjet e luftës. Paqja mes tyre u arrit të nesërmen, kur ai i dhuroi një pjatë porcelani me dy fëmijë të pikturuar, një objekt simbolik që ai e kishte ruajtur gjatë gjithë udhëtimit të tij.
Kjo dhuratë vulosi ribashkimin e familjes dhe u bë një kujtim i çmuar i një kthimi që dukej pothuajse i pamundur. Ky rrëfim personal ofron një pasqyrë të thellë të plagëve njerëzore që la pas lufta dhe të gëzimit të pamasë të ribashkimit./dritare.net

