Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Ish-tekniku i perimeve: Plehu që përdor në bahçen time!

Ish-tekniku i perimeve: Plehu që përdor në bahçen time!

Lefter Nerënxa ka qenë teknik perimesh për 40 vjet. Edhe tani që është 94-vjeç ai punon në bahçen që ka para shtëpisë 150-vjeçare dhe kujdeset për perimet që mbjell. Në një bisedë me gazetaren Rudina Xhunga, zoti Nerënxa thotë se si dikur edhe sot ai u hedh veç pleh bagëtish perimeve, jo hormone apo pleh kimik.

“Ne dikur nuk kishin as hormone dhe as plehra kimike. Nuk kishim hormone, as plehra. I vetmi pleh që përdornim qe ai organik i bagëtive. Vetëm ai përdorej për fruta-perimet. Plehu ideal ishte ai i deleve dhe dhive. Edhe tani këtë bëj, ato përdor, kultivoj, pak në kopsht, në bahçen time.”, thotë zoti Nerënxi./K.C/dritare.net