Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Pse u hedhin hormone frutave dhe perimeve në Shqipëri! Flet tekniku 94-vjeçar

Pse u hedhin hormone frutave dhe perimeve në Shqipëri! Flet tekniku

Një video e gazetarit Blendi Fevziu që tregonte sasinë e nitratit që kishte një pjepër bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe shkaktoi shumë reagime për faktin që ne po konsumojmë ushqime plot me kimikate. Në një bisedë me gazetaren Rudina Xhunga, tekniku u perimeve Lefter Nerënxa, sot 94-vjeç tregon se pse është e vështirë që në treg të gjejmë prodhim bio dhe pa hormone dhe si pleroheshin bimët kur ai ishte teknik.

“Unë kam punuar si teknik perimesh, 40 vite jam marrë vetëm me kultivimin e shalqirit. Drejtoja të gjithë punëtorët se bëhej puna në 4 brigada. Kultivonim gjithçka, pjepër, patëllxhanë, speca, barbunja etj. Madje, specat i dërgonim për eksport në Gjermani.

Ishte zanat kjo punë, nga mbjellja te prodhimi deri tek eksporti. Ajo që nuk ishte për konsum, e ktheja mbrapsht.

Shalqirin që eksportoja unë, mbi 50 kuintalë në ditë, kur e krahasoj me këtë tani, nuk i gjej as sheqer, as shije. Tani prodhohen me hormone, që të rritet më shpejt dhe të jetë i fortë, për të rezistuar deri në 15 ditë, ku maksimalja është dy ditë. I këpusin pa pjekur mire. Ne dikur nuk e bënim këtë. Nuk kishim hormone, as plehra. I vetmi pleh që përdornim qe ai organik i bagëtive. Vetëm ai përdorej për fruta-perimet. Plehu ideal ishte ai i deleve dhe dhive. Edhe tani këtë bëj, ato përdor, kultivoj, pak në kopsht, në bahçen time.”, tregon Lefter Nerënxa nga shtëpia e tij 150-vjeçare në Dhoksat./ K.C/dritare.net