
Hiqni dorë nga këto tre zakone, nëse nuk doni të plakeni shpejt!
Dritare.net

Nëse tregoheni të kujdesshëm dhe ndryshoni stilin e jetesës, duke eleminuar e ndryshuar 3 zakonet që dritare.net ju sjell më poshtë, mund të dukeni të rinj e të shëndetshëm në të njëjtën kohë.
- Nuk konsumoni yndyrna të tretshme
Një regjim ushqimor i pasur me acide yndyore esenciale Omega-3, jo vetem që frenon shfaqjen e parakohshme të rrudhave, por ushqen dhe hidraton lëkurën, informon dritare.net.
Mos e privoni veten nga ky kompnent që gjendet tek peshku, qumështi, bulmeti, avokado etj, pasi në të kundërt lëkura juaj do të vuajë pasojat e para.
2. Përdorni pipëza kur pini
Ok, këtë as që do e kishim çuar kurrë ndërmend, por teksa e bëni këtë gjë, buzët tuaj mblidhen duke rritur mundësinë për të formuar rrudha rreth gojës tuaj. E njëjta vlen edhe për pirjen e duhanit.
3. Flini në një anë
Të fjeturit në një anë mund të jetë komod për shumë prej jush, por mbështeja e vazhdueshme mbi jastëk shkakton rrudha dhe pezmatime të lëkurës në zonën e faqeve, mollëzave dhe mjekrës./E.B-dritare.net

















