Hila: Franca, legeni i Parisit dhe karafilët e vendit
Dritare.net
Hila përmes një postimi në facebook, u kthehet disa ngjarjeve historike, nga Lindja e Mesme, në Kosovë ku Franca ka pasur një ndikim negativ, e madje shkatërrues.
“Pordha e madhe e Francës, iniciatore e luftës me Libinë, kishte ngelur mes dunave libike, dhe Sarkozi nëse nuk vriste Gadafin, rrezikonte t’i dilnin zarfet që kishte marrë nën dorë në fushatë elektorale.”-shkruan Hila ndër të tjera.
Më tej analisti përmend edhe rastin e Mitrovicës në Kosovë, ndërsa shkruan se shqiptaret pa sabotimin e Francës si pjesë e KFOR-it, do kishin Mitrovicën. Ishin ata që penguan integrimin e qytetit dhe fuqizimin e strukturave paralele serbe.
Statusi i plotë i Hilës:
Qe ta mbyll me Francen, legenin e Parisit dhe karafilet e vendit.
Ne vitin 2011 Gadafi me nje grusht beduinesh dhe mercenaresh serbe e kishin vene shah mat grandeurin francez i cili s’kishte aparate fluturimi naten te avioneve te saj.
Pordha e madhe e Frances, iniciatore e luftes me Libine, kishte ngelur mes dunave libike, dhe Sarkozi nese nuk vriste Gadafin, rrezikonte ti dilnin zarfet qe kishte marre nen dore ne fushate elektorale.
Shefi i NATO-s ato mote, Rasmusen, merr udhen per Uashington dhe i lutet Obames te fuste ne lufte F-16 e tij, perndryshe perendimoret rrezikonin te turperoheshin ne dyert e Benghazit.
Obama u prek dhe hodhi ne fushebeteje aviacionin dhe SEAL. Ishte nje kosto per Obamen pasi qe pas refuzimit francez per te qene aleate ne luften e Irakut, amerikanet e quanin francezet kudo e kurdo, ne jeten e perditeshme apo filma, “French fries” (asocacion fonetik me parate te skuqura).
Ende sot amerikanet nuk i falin francezet, njerezit qe i kane detyruar te bejne dy luftera boterore per hater te squlltesise se tyre dhe ti fusin ne keshillin e sigurimit megjithese gjithe-gjithe ne L2B kishin si kontribut vetem divizionin e Leclerk dhe pordhet e De Gol.
Ndersa shqiptaret pa sabotimin e Frances si pjese e KFOR, do kishin Mitrovicen. Ishin ata qe penguan integrimin e qytetit dhe fuqizimin e strukturave paralele serbe.
Ndersa ne, teposhte Drinit, duhet te qajme hall sepse pervec idioteve tane te padobishem qe i gezohen refuzimit (nena e debileve eshte vazhdimisht me barre ne keto troje), nje gerontofil na ka komplikuar tmerresisht rrugen per ne BE./ I.M-Dritare.net