Na ndiqni edhe në

Sport

Hidhet sot shorti i Champions League

Hidhet sot shorti i Champions League
Champions League më në fund merr formë. Montekarlo edhe një herë do të jetë qendra e Evropës, sytë e të gjithë fansave të futbollit do të jetë përqendruar aty teksa në orën 18.00 do të hidhet dhe shorti i fazës së grupeve në kompeticionin më të rëndësishëm në rang klubesh. 32 skuadra të ndara në 4 grupe, emra të mëdhenj që premtojnë një tjetër sezon të mbushur me emocione.

Fituesit në fuqi, Real Madrid ndodhet në vazon e parë së bashku me rivalët e tyre të urryer Barcelonën. Leicester, Bayern Mounchen, Juventus, Benfica, Paris Saint-Germain dhe Cska Mosca kompletojnë grupin e parë.

Në vazon e dytë kemi gjithashtu emra të rëndësishëm, kundërshtarë të aftë për ti hapur probleme çdo skuadre që bën pjesë në vazon e parë, Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Arsenal, Siviglia, Napoli, Bayer Leverkusen, Manchester City dhe Porto. Një situatë e re kjo për Pep Guardilën i cili ka qenë gjithnjë pjesë e vazos së parë, sigurisht Barcelona dhe Bayern janë emra të “frikshëm”, Man.City vazhdon të mbetet një skuadër e vogël në Evropë.

Rruga drejtë finales së Kardifit ende nuk ka nisur, të gjithë ëndërrojnë të jenë pjesë e asaj natë, por fillimisht le të shohim se kush do të jenë kundërshtarët në fazën e grupe. Tabloja e skuadrave pjesëmarrëse në këtë edicion të Champions League kompletohet me dy vazot e tjera: