Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Hetimet për Ergys Agasin/Ish-drejtori i Policisë së Durrësit, Vilson Bala, paraqitet në SPAK

Ish-drejtori i Policisë së Durrësit, Vilson Bala, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Bala, i cili aktualisht drejton Policinë e Korçës, mësohet se do të merret në pyetje në kuadër të hetimeve që SPAK po zhvillon lidhur me biznesmenin e arrestuar Ergys Agasi dhe dosjen e njohur si “AKSHI”.

Paraqitja e tij në SPAK vjen në një moment kur hetimet kanë marrë zhvillime të reja, pas arrestimit të ish-kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Hyseni akuzohet se i ka vënë në dispozicion Agasit informacione të klasifikuara dhe sekrete shtetërore, si dhe se e ka ndihmuar biznesmenin gjatë periudhës kur ai ndodhej në arrati. Arratisja e Agasit përfundoi më 26 gusht, kur ai u arrestua nga autoritetet.

SPAK vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe lidhjeve të personave të përfshirë në këtë dosje./L.F-dritare.net