Harry: Unë dhe William i kemi rrugët e ndryshme!
Dritare.net
Korrespondenti mbretëror Tom Bradby e pyeti dukën e Sussex nëse lajmet e zënkës me princin William ishin të vërteta dhe Harry nuk e mohoi qartësisht.
Ai tha se, "gjërat ndodhin në mënyrë të pashmangshme", duke marrë parasysh presionin e roleve të tyre që kur lindën.
Por ai shtoi se kishte pak të vërteta për spekulimet, duke thënë: "Shumica e gjërave krijohen nga asgjë, por si vëllezër, ju e dini, keni ditë të mira, keni ditë të këqija", shtoi ai.
Harry gjithashtu tha për William se ata janë në rrugë të ndryshme për momentin, por shtoi se gjithmonë do të ishte aty për të.
"Për momentin unë dhe William jemi në rrugë të ndryshme, por unë do të jem gjithmonë aty për të, sepse dhe ai është gjithmonë aty për mua. Ne nuk shihemi aq shpesh, sa dikur, sepse kemi qenë të zënë me punë, por e dua shumë", tha Harry./E.B-dritare.net