
Haradinaj u dorëhoq/ Basha: Akti i njeriut që vë Atdheun, mbi gjithçka
E Premte 19 Korrik 2019, 17:05
Dritare.net

"Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj është akti i një njeriu që ve Atdheun mbi gjithçka. Ramushi i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim Kosovës, në ditë të mira dhe në ditë të këqija. Ramush Haradinaj është Kosova - Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova europiane. Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë!",- shkruan Basha./K.C/dritare.net

















