Haradinaj sot dorëzon dorëheqjen tek Presidenti Thaçi
Monday 22 July 2019, 08:08
Dritare.net
Haradinaj njoftoi për dorëheqjen gjatë mbledhjes së qeverisë të premten, ndërsa më pas njoftoi se letrën për heqjen dorë nga posti i të parit të qeverisë do ta dorëzojë të hënën.
Dorëheqja e kryeministrit Haradinaj erdhi pas një ftese për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, që e ka marrë atë si të dyshuar për krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë./ I.M-Dritare.net