Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Haradinaj: Armatosja e Serbisë nga Rusia dhe Kina, kërcënim për Kosovën!

Haradinaj: Armatosja e Serbisë nga Rusia dhe Kina, kërcënim
Kryeministri i Kosovës ende në detyrë, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje Serbisë të ndalë me armatosjen nga Rusia dhe Kina, pasi paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për Kosovën.

“Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancirë, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike. Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë!”, shkruan Haradinaj./E.B-dritare.net