Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Greqi/ Fëmija shqiptar i shpëton jetën nënës, thërret nga ballkoni: Babi po rreh mamin

Greqi/ Fëmija shqiptar i shpëton jetën nënës,
Në Tripoli të Greqisë, një fëmijë shqiptar ka arritur të shpëtojë jetën e nënës së tij, e cila ishte nën duart e burrit të saj që po e dhunonte. Fëmija ka thirrur nga ballkoni për të kërkuar ndihmë, "babi po rreh mamin".

Fqinjët kanë thirrur policinë, të cilët kanë thyer derën për të shpëtuar gruan e re. 35-vjeçari shqiptar është arrestuar dhe drejtohet me dosje ligjore në prokurorinë e Tripolit. Gruaja u dërgua në spital me plagë të rënda. Ngjarja ndodhi dje në drekë në Tripoli. Identiteti i autorit nuk është bërë i ditur  akoma./Dritare.net