Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së! Rama: Farsa është në ditët e fundit, lirinë s’ia merr dot askush
Dritare.net

Kryeministri Rama ka ndarë një postim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë të cilët ndodhen në ditët e fundit para se të shpallet vendimi i gjykatës.
“Farsë” e quan ai procesin në Hagë, ndërsa shton se askush nuk ia merr dot lirinë dhe Hashim Thaçi do të triumfojë “me forcën e së vërtetës” që vitet e burgut “e kanë bërë më të madhe.”
“Liri për çlirimtarët! Farsa është në ditët e fundit dhe gjithçka pret njeriu nga autorët e saj, por siç e ka thënë vetë Hashimi, lirinë nuk ia merr dot askush, askund, e ashtu siç Kosova triumfoi duke besuar te liria edhe kur s’kishte askënd e asgjë përpos etjes së vet për liri, ashtu do të triumfojë edhe Hashim Thaçi me forcën e të vërtetës së tij, të cilën vitet e burgut veç e kanë bërë më të madhe bashkë me mbështetjen e krejt shqiptarisë”, shkruan kryeministri krah videos së shpërndarë në rrjetet sociale.
Sot në Prishtinë mbahet “Marshi për liri” në mbështetje të Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e Kadri Veselit./dritare.net