Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjikondi: Po bëhet gjithçka që Reforma në Drejtësi të mos funksionojë

Gjikondi: Po bëhet gjithçka që Reforma në Drejtësi
Avokatja Brizida Gjikondi e ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora u shpreh se klasa politike shqiptare po bën gjithçka që reforma në drejtësi, ndonëse u votua si asnjë akt tjhetër të mos funkionojë.

Gjikondi: Nuk e quaj situatën të trazuar, por e quaj tragjike. Është tragjike jo për faj të shqiptarëve, është tragjike artificiale e krijuar nga kjo klasë politike, pikërisht po të shoh kalendarin prej 2016 e deri tani. Në 2016 kjo klasë politike,  në bllok kjo klasë politike ka votuar reformën në drejtësi dhe në atë kohë kryetar i parlamentit ka qenë Ilir Meta, që e ka drejtuar dhe ka bërë fjalime patetike. Eshtë votuar si asnjë herë në ndonjë akt tjetër. në 2017 Meta zgjidhet president vetëm me votat e mazhorancës dhe dicka nga LSI. PD dhe një pjesë e LSI-së, bojkoton senacën, përvec kësaj në shkurt të 2019, për shkak të disa përgjimeve cohet gjysma e parlamentit dhe e bojkoton. Dhe e agravon sitiatën gjoja për hir të votës. Ndërkohë që pikërisht tani brenda qershorit mbyllet ngritja e grupit të SPAK-ut që merret me reformën në drejtësi. Mendoj që po bëhet gjithçka që Reforma në Drejtësi dhe sidomos SPAK-u të mos funksionojë./ I,M-OraNews