Gjenerali i ushtrisë që mbikëqyr rindërtimin e Notre Dame: Arkitekti ta qepë gojën!

Gjenerali i ushtrisë që mbikëqyr rindërtimin e katedrales së “Notre Dame” në Paris ka thënë se arkitekti që udhëheq rikonstruksionin e ndërtesës duhet ta mbyllë gojën, informon dritare.net

Gjenerali Jean-Louis Georgelin dhe arkitekti Philippe Villeneuve nuk pajtohen nëse maja e re e katedrales duhet të duket moderne apo mesjetare.

Katedralja e famshme e “Notre Dame”, mori zjarr në prill të këtij viti, duke humbur shumë nga trashëgimia e saj, teksa ishte duke u restauruar, informon dritare.net.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka caktuar një afat pesë vjeçar për përfundimin e projektit të madh të restaurimit.

Disa ekspertë mendojnë se ky objektiv është shumë ambicioz. Ndërsa Villeneuve ka thënë më pare, se mënyra e vetme sesi mund të respektohet ky afat është duke riprodhuar majën ( spiralen) e katedrales ashtu siç ishte para se të digjej, informon dritare.net.

LEXO DHE :  Ja pse nuk duhet t'i krihni flokët, kur i keni të lagura!

Por presidenti Macron dhe gjenerali Georgelin, të dy besojnë se maja e re duhet të jetë “bashkëkohore”.

Pas shpërthimit të një debati publik mbi këtë çështje, gjenerali Georgelin tha se “ arkitekti që udhëheq punën, duhet thjesht ta mbajë gojën mbyllur”.

Më vonë ai tha se të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces duhet të ecin përpara me mençuri, në mënyrë që qetësisht të bëjnë zgjedhjen më të mirë për “Notre Dame”, për Parisin dhe për botën”, informon dritare.net.

Një vendim i fundit mbi këtë çështje do të merret në vitin 2021. BBC/ J.H, dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.