
Gazetarja përlotet kur flet për Durrësin: Ka shumë gjëra që i mbeten të shkuarës
Dritare.net

Një ndër to është edhe gazetarja e njohur Kozeta Kurti, e cila në një moment kur të gjithë po flisnin për Durrësin është përlotur dhe emocionuar shumë.
“Jam pak edhe e mbushur emocionalisht. Më vjen për të qarë sepse mbetet Durrësi i gjimnazit “Gjergj Kastrioti, mbetet Durrësi i bibliotekës, Durrësi i teatrit ku më ka ngjitur për herë të parë në skenë profesori Haxhi Rama, kam patur rastin të luaj dikur me Aleko Prodanin. Dhe tani u mbusha kaq shumë sepse më vjen shumë keq që mbeten shumë gjëra në kujtime. Ka shumë gjëra që . Unë i kam lidhjet shumë të ngushta. Vëllai me familjen e tij jeton në Durrës. I vetmi investim i jetës sime është që unë munda të blej një apartament të vogël dhe nuk e bleva në Tiranë, por e bleva në Durrës. Si natyrë emocionale që jam e bleva midis shkollës sime të mesme dhe lagjes ku unë jam rritur”, është shprehur Kozeta Kurti e emocionuar./K.C/dritare.net

















