Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gazetarja: Festivali RTSH, është drejtuar dhjetëra herë nga gratë, kur regjinë e ka pasur Vera Grabocka!

Gazetarja: Festivali RTSH, është drejtuar dhjetëra herë nga
Gazetarja e kulturës dhe autorja e programeve më të ndjekura, Zefina Hasani ka reguar përmes një postimi në instagram, në lidhje me atë që Alketa Vejsiu tha në Sanremo, në lidhje me Festivalin e Këngës në RTSH.

Vejsiu gjatë drejtimit të festivalit, tha se ishte vajza e parë që kishte prezantuar këtë festival.

Por, Hasani, publikon foto me të dhënat e prezatuesve, dhe regjizorëve të FK, ndër vite, ku në to bie në sy edhe se në shumicën e tyre ka qenë regjizore Vera Grabocka.

Statusi i gazetares: S’do të kisha shkruar e komentuar as për prezantimin e as për monologun e Alketës, sepse preferencat e ndjesitë janë personale. Ama s’rri dot pa shkruar për deklaratën e rreme që Alketa bëri, ndaj një institucioni publik, ndaj një festivali historik. Kur e tha këtë deklaratë natën kur hapi festivalin e 58-të në RTSH, nuk reagova se thashë e ka lëshuar padashje. Por duke e thënë përsëri në Sanremo s’mu duk aspak lapsus, por frazë e menduar me qëllim dhe kështu gaboi rëndë, duke tjetërsuar historinë për t’u bërë interesante tek të huajt, që mahniten nga këto lloj historish, pa e pasur fare problem se kështu po e nxirrte Shqipërinë, drejtuesit, regjisorët dhe artistët në këtë vend, si patriarkalë e injorantë, kur në fakt edhe pse në një sistem të ndrydhur komunist kanë gjetur forma për të bërë art të bukur. Por faktet janë të qarta se në

vitin 1985, 1986, 1987, 1988, 1989 e 1991 Festivalin e RTSH-së e kanë prezantuar të vetme në skenë, pa asnjë partner burrë në krah- Yllka Mujo, Ema Ndoja, Luiza Xhuvani, Silvana Braçe, Ina Gjika dhe e fundit Rudina Magjistari. Në të gjitha herët regjisorja që ka bërë këtë zgjedhje skenike ka qenë Vera Grabocka. Kjo është historia që Alketa e mohoi me një frazë. Edhe nëse do të kishte përtuar t’i hynte leximit të historisë (ç’ka detyrimisht duhet ta bësh kur merr përsipër të flasësh publikisht) të paktën të kish pyetur mentoren e saj.

Me një frazë, ja hodhi poshtë punën edhe të Vera Grabockës së saj./ I.M-Dritare.net