Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Futbollisti i njohur bëhet baba për herë të tretë

Futbollisti i njohur bëhet baba për herë të tretë

Futbollisti i njohur Gareth Bale, bëhet baba për herë të tretë. Pas dy vajzash, partnerja e tij  Emma Rhys-Jones, solli në jetë një djalë.

nintchdbpict000239448690

Me anë të një postimi në Instagram, Bale ka dhënë lajmin e mirë. “Ne jemi të lumtur të mirëpresim një djalë në familjen tonë këtë mëngjes. Axel Charles Bale 08.05.18”-ka shkruar në rrjetin social futbollisti.

Janë bërë gati 10 vjet që Gareth Bale është i lidhur me partneren e tij, dhe sipas mediave spanjolle pritet të martohen këtë vit. Deri në martesën e tyre, Bale do ta shohim në finalen e Champions League, ku Real Madrid do të përballet me Liverpool me 26 maj në Kiev./E.B- dritare.net