Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Zbulohen 30 arkivole me mumie brenda, në Egjipt

Foto/ Zbulohen 30 arkivole me mumie brenda, në Egjipt
Arkeologët kanë gjetur 30 arkivole të lashta prej druri, me mumie brenda, pranë qytetit egjiptian të Luxor-it.

Të shtunën, arkeologët kanë hapur arkivolet, duke treguar edhe mumiet brenda

Arkivolet, të dekoruara me shkrime dhe piktura me ngjyra, u zbuluan në nekropolin e Theban të Asasif-it, në bregun perëndimor të lumit "Nil", shkruan dritare.net

Ato ishin vendosura në dy shtresa.

Arkivolet janë vendosur në një çadër gjigante dhe qindra vizitorë kanë shkuar për t'i parë.

Ky zbulim është një nga më të mëdhenjtë dhe më të rëndësishmit e viteve të fundit, në Egjipt./K.C/dritare.net