Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto të rralla nga koncerti i parë i Led Zeppelin

Foto të rralla nga koncerti  i parë  i Led Zeppelin

Ata dikur e quajtën bandën e tyre, New Yardbirds dhe nuk ishin aspak të njohur. Më vonë fama e tyre do të pushtonte botën bashkë me këngët e tyre.

Këta ishin Led Zeppelin, grup i njohur  i cili vjen në këto foto të rralla nga fotografi  Jorgen Angel,  i cili ka dokumentuar koncertin e parë të tyre, më 7 shtator  të vitit 1968.

Fotot janë pjesë e një libri të ri që përmban fotografi të famshme nga koncerti, së bashku me fotot që nuk janë publikuar ndonjëherë më parë.

Në atë kohë Led Zeppelin po performonte në një klub rinor të shkollës daneze.

New Yardbirds përbëhej nga katër anëtarët e famshëm të Led Zeppelin: vokalisti Robert Plant, kitaristi Jimmy Page, bas-kitaristi  John Paul Jones, bateristi John Bonham/ dritare.net