Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Rama: Disa pamje mahnitëse nga parku japonez, në Korçë!

Foto/ Rama: Disa pamje mahnitëse nga parku japonez, në
Në rreth 15 mijë metra katrorë, në Korçë është ndërtuar parku i parë japonez në Shqipëri. Një hapësirë e gjelbër e konceptuar me pasqyra uji, ura, bimësi nga vendi i largët aziatik dhe detaje të tjera tipike.

Ndërkohë, kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë me shqiptarët në Facebook, disa pamje nga parku japonez, në Korçë. Rama shkruan se, ky park është atraksioni më i ri për banorët dhe vizitorët e Korçës.

"MIRËMËNGJES ?

dhe me këto pamje nga Parku Japonez në Korçë, një hapësirë e gjelbër e re komunitare dhe atraksioni më i ri për banorët e vizitorët e Bashkisë së Korçës, ju uroj një ditë të mbarë ?",- shkruan Rama./K.C/dritare.net