
Foto/ Princi Harry dhe Uilliam bëhen bashkë për herë të parë, pas dokumentarit që çuditi botën
Dritare.net

Harry dhe Meghan ishin ulur në radhën e dytë të mbretërorëve pas kryeministrit, Boris Johnson dhe e dashura e tij Carrie, ndërsa William dhe Kate ishin ulur pranë mbretëreshës në sallën 'Royal Albert', në West London.
Në dokumentarin që u publikua pak javë më parë, Harry i tha gazetarit Tom Bradby se ai dhe vëllai i tij kishin ndjekur shtigje të ndryshme dhe më pas Duka i Kembrixhit tha se ishte i shqetësuar për Harry-n.
Kishte zëra se dy vëllezërit ishin zënë.
Por Mbretëresha i mblodhi bashkë dy nipërit dhe nuset e tyre, për të kujtuar përfundimin e luftës së Britanisë së Madhe.
Zyrtarët e pallatit thanë se nuk ka asgjë të pazakontë, që çifti u ul një radhë më mbrapa, duke kujtuar se një vit më parë, ata u ulën në të njëjtin vend.
Oborrtarët thanë gjithashtu se Harry dhe Meghan mbërritën veçmas nga Uilliam dhe Kate dhe nuk u fotografuan bashkë, sepse është bërë zakon tashmë të fotografohen në çdo event ku mblidhen./K.C/dritare.net

















