Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta: Ju njoh me Bajramin e Prevallës, mësuesin që u bë blegtor!

Meta: Ju njoh me Bajramin e Prevallës, mësuesin që u bë
Presidenti  i vendit, Ilir Meta ndodhet e pushime në Prevallë. Sot ai ka publikuar në Facebook, një foto ku shihet bashkë me gruan e tij Monika Kryemadhin dhe Bajramin, një blegtor i zonës. Presidenti shprehet se, nëse do të jepej një çmim ndërkombëtar se kush prodhon kosin më të mirë, nuk do të habitej që vendin e parë do ta fitonte Bajrami. Meta shkruan se, edhe pse ishte mësues, Bajrami i është rikthyer traditës shekullore të familjes së tij si blegtor.

"Nëse do jepej një çmim ndërkombëtar se kush prodhon kosin më të mirë, nuk do habitesha që vendin e parë do ta fitonte Bajrami, këtu në Prevallë. Edhe pse dikur mësues, ai i është rikthyer tani traditës shekullore të familjes së tij si blegtor, duke shkëlqyer me punën dhe produktet mjaft cilësore.

I lumtur të njihja këtë njeri të mrekullueshëm.",- shkruan Meta./K.C/dritare.net