Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Kush ishte këngëtarja që vdiq në aksident në tunelin e Kalimashit

Foto/ Kush ishte këngëtarja që vdiq në aksident në
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e diel në afërsi të tunelit të Kalimashit, në të cilin humbi jetën një 29 vjeçare. Mësohet se viktima ishte nga Mirdita këngëtare e muzikës popullore. Ka qenë gazetari Gjergj Marku, i cili në një postim në Facebook, shkruan se ajo quhej Stela Gjoka.

Postimi i gazetarit Gjergj Marku 

Ndërron jetë, e mira STELA! Në moshë fare të re, pas një aksidenti tragjik në dalje të tunelit të Thirrës në autostradë, ndërroi jetë këngëtarja Stela Gjoka.

Mbaj mend që më kërkoi të vinte që nga Kosova për në “Mirdita Turistike 2017” me Prena Becin, sepse e donte shumë Mirditën dhe grupin artistik, sidomos kur ai performonte në Dasmën Turistike, ndaj atë dite korriku ajo ishte pjese e këngës së granisë ashtu e urtë, e qeshur dhe tejet korrekte. Më pastaj dhe në klipin “Doruntina e Mirditës”.

Janë dy foto qe i kam shkrepur, me sa duket, për ta mbajtur në kujtesë ashtu të qeshur, gjithë mirësi e shpirbardhësi të mirën STELA!

Ngushëllime të thella e të sinqerta, familjes, të afërmve dhe dashamirësve të saj, nga artistët e Ansamblit MIRDITA!/L.P./Dritare.net