
Asllani vendimtar, Shqipëria fiton 1-0 ndaj Letonisë dhe ruan ëndrrën për Botëror!
Dritare.net
Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, Kombëtarja e Shqipërisë mundi Letoninë me rezultatin 1-0, duke ruajtur shpresat për kualifikimin në Botërorin 2026.
Në minutën e 25-të, Kristjan Asllani shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë Shqipërisë avantazhin e kërkuar. Ky ishte goli i tij i dytë në dy ndeshje radhazi kundër Letonisë, pas barazimit 1-1 në Riga në qershor.
Gjatë gjithë ndeshjes, kuqezinjtë dominuan lojën me posedim të topit dhe mundësi shënimi. Në minutën e 31-të, Asllani goditi mbi traversë nga një pozicion i favorshëm. Po ashtu, në minutën e 30-të, Hysaj asistoi për Manajn, por goditja e këtij të fundit kaloi ngjitur me shtyllën pingule.
Letonia krijoi mundësinë e parë për shënim në minutën e 44-t, kur Jurkovskis goditi me kokë, por topi kaloi jashtë kuadratit.
Kjo fitore e çon Shqipërinë në 5 pikë pas 4 ndeshjesh, duke e renditur atë në vendin e tretë të Grupit K, pas Anglisë dhe Serbisë. Në ndeshjen e ardhshme, Shqipëria do të përballet me Serbinë në Beograd, një sfidë vendimtare për pozitat e kualifikimit./K.C/dritare.net

















