 
		                       Foto/ Ja kush është 23-vjeçari që u vra në Elbasan!
		                        	E Premte  13 Dhjetor 2019, 21:09
		                            
		   	    			Dritare.net
 
23-vjeçari ishte bashkë me një shokun e tij, Ardit Uruçi kur është qëlluar me armë drejt makinës ku ata ishin.
Andi Zylyfi vdiq rrugës për në spital, pasi kishte marrë një plumb në kokë dhe një tjetër në këmbë.
Ndërkohë 21-vjeçari ndodhet në Spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë.
Policia ka nisur menjëherë hetimet, dhe dhjetëra persona janë shoqëruar si dëshmitarë të ngjarjes./K.C/dritare.net
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		   
	     
		   
	    