
Foto e viktimës/ Nga skafet, te pazaret, ja pistat e vrasjes së 35 vjeçarit në Vlorë!
E Hënë 10 Prill 2017, 10:10
Dritare.net

Deri në orët e vona nuk kishte të dhëna zyrtare për motivin e mundshëm dhe as autorët. Paraprakisht dyshohet për ndonjë konflikt të Mehmetit apo prishje pazaresh me persona të tjerë, pasi sipas burimeve nga grupi i hetimit, 35vjeçari ka qenë i implikuar më parë me skafet e Vlorës. Por të dhëna më konkrete do të zbardhen nga hetimi, pasi kjo pistë është paraprake. Policia ka nisur kontrollet dhe bllokimin e akseve hyrëse dhe dalëse të Vlorës. Ndërkaq, janë marrë në pyetje disa kalimtarë, të cilët kanë dhënë dëshminë e tyre për atë çfarë kanë parë. Policia ka bllokuar edhe celularin e viktimës për të zbardhur thirrjet dhe mesazhet nga ku mund të konstatohet ndonjë kërcënim i mundshëm.

















