
Foto/ Bosi 55 vjeçar martohet me 18 vjeçaren, ja jeta e tyre luksoze!
E Premte 29 Korrik 2016, 14:02
Dritare.net

Kohët e fundit po shikojmë një fenomen të çuditshëm, vajza minorene që martohen me burra sa dyfishi i moshës së tyre. E njëjta gjë ndodh edhe me meshkuj që martohen me gra të pasura e më të mëdhaja në moshë. Me sa duket kjo është kthyer në modë dhe është bërë e lakmueshme nga vajzat.
Rasti që ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare është ai i një oligarku rus, i cili katër vite më parë u njoh me një 14-vjeçare dhe sot në moshën 18-vjeçare ajo është martuar me të.
Valentin Ivanov, 55 vjeç, ish-drejtues i Lukoil në Singapor, lidhi kurorë me Elizaveta Adamenka në një kështjellë luksoze në Francë. Modelja e cila sapo ka mbushur 18 vjeç poston vazhdimisht foto nga jeta e saj luksoze.

















