Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Bllokohet rruga Elbasan-Tiranë, devijohet kalimi i mjeteve

Foto/ Bllokohet rruga Elbasan-Tiranë, devijohet kalimi i mjeteve
Bllokohet rruga Elbasan- Tiranë, 2 km pa arritur te tuneli, për shkak të rënies masive të gurëve. Sipas autoriteteve kjo ka ndodhur për shkak të reshjeve të shiut, e për pasojë, gurët kanë bllokuar kalimin e mjeteve në sensin Elbasan-Tiranë.

Po punohet për hapjen e segmentit dhe është vendosur sinjalistika paralajmëruese dhe është devijuar kalimi i mjeteve nga Elbasani drejt Tiranës nga rruga e vjetër./L.P./Dritare.net