Flet pas 14 vjetësh supermodelja: Pse u ndava nga Leonardo DiCaprio!
Dritare.net
"Kur isha duke kaluar sulme paniku, nuk ndihesha sikur mund ta ndaja me të tjerët. Mendova se, ndoshta nuk kam të drejtë, të gjithë po kalojnë shumë gjëra të vështira në botë dhe nuk kam të drejtë të ndihem në këtë mënyrë. Kështu që unë do ta kapërdij, dhe sa më shumë e kapërdiva aq më keq u bë. Nuk e mpij më veten me pirjen e duhanit dhe shumë punë, po bëhesha gjithnjë e më shumë e vetëdijshme për gjërat që kisha zgjedhur të mos shihja. A isha e vetmuar dhe më mungonte të bëja diçka ndryshe, të kërkoja shpirtin tim, ndërkohë që ai qëndroi i njëjtë? Në fund, për fat të keq, përgjigja ishte po.",- shprehet supermodelja, informon dritare.net
Bündchen dhe DiCaprio në lidhje prej 5 vjet, nga viti 2000 deri në 2005-ën, ata ishin të pandashëm. Ajo ishte edhe shoqëruesja e DiCaprios për "Oskarin" në 2005-ën ku u nominua për "The Aviator", ishte dhe e vetmja herë që ai solli një të dashur në një ceremoni çmimesh. Ajo tani është e martuar me Tom Brady, qendërmbrojtësin e New England Patriots./K.C/dritare.net