Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Flamur Noka: Saimir Tahiri i ka përgjuar të gjithë edhe ambasadorët

Flamur Noka: Saimir Tahiri i ka përgjuar të gjithë edhe
Ish-ministri i Brendshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka lëshuar deklarata të forta nga studio e “Top Talk” në lidhje me ish-ministrin Saimir Tahiri.

Noka ka thënë se Tahiri ka përgjuar shumë persona, zyrtarë, madje edhe ambasadorë me pajisjen “imsi Catcher.

“Pajisja Imsi Catcher, fakti që u fut në mënyrë të fshehtë dhe që ka lëvizur në të gjitha institucionet ku ka opozitë, përfshirë edhe ambasadat e rëndësishme, do të thotë që ajo lëviz vetëm për të përgjuar dhe ka një rreze përgjimi. Nuk ka patur nevojë të shtantazhojë ambasadat e huaja sepse ai ka shantazhuar dhe ka në xhep kryeministrin e vendit”, tha Flamur Noka./ I.M-Dritare.net