Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Firmosi para disa ditësh, ylli i kombëtares shqiptare gjen golin me ekipin e ri

Firmosi para disa ditësh, ylli i kombëtares shqiptare gjen golin me
Para disa ditësh, sulmuesi i kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku firmosi sërish në Kazakistan me Ordabasi, duke nisur kështu aventurën me skuadrën e tij të re.

Tashmë kjo skuadër po zhvillon fazën përgatitore në Turqi dhe Llullaku jo vetëm ka luajtur titullar në ndeshjen e djeshme miqësore ndaj çekëve të Sllovaçkos, por edhe ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e skuadrës kazake.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2. Llullaku arriti të shënonte vetëm pas 6 minutash lojë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Ky është një lajm i mirë edhe për trajnerin Kristian Panuçi i cili beson shumë te aftësitë e këtij futbollisti./d.m-dritare.net