

Dhe për dy ditë ka qenë bashke me të, nën kontrollin e mjekëve.
Postimi i Fiori Dardhës
Ky publikim nuk është fare reklamë, (sepse kemi paguar për shërbimin), por vetëm një gjest mirënjohjeje për stafin e këtij spitali. @spitali_continental unë dhe Abeli, ju falenderojmë për përkushtimin e dashamirësine e treguar këto 2 dite që kemi patur nevoje për ju!
“Spitali Continental”, është bërë spitali më i njohur në rrjetet sociale dhe jo vetëm, për shkak se shumica e vipave shqiptarë e kanë zgjedhur për vizita të ndryshme mjekësore. Fiori Dardha nuk është e vetmja që ka mbetur jo vetëm e kënaqur por edhe mirënjohëse, fjalë që moderatorja e famshme i shkruan në postimin që ka publikuar në Instagram. Çiljeta, Noizy edhe Elgi Doda, kanë qenë disa nga vipat shqiptarë, që i kanë besuar shëndetin e tyre ketij spitali./dritare.net

















